Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se presidenti Vuçiç ka urdhëruar rritje të nivelit të gatishmërisë luftarake pas zhvillimeve të një dite më parë në Veri, ku presidenti Thaçi vizitoi liqenin e Ujmanit i shoqëruar nga Njësia Speciale – ROSU, ajo muaj më parë do arrestonte në mënyrë spektakolare Marko Gjuriçin, ministrin e së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe.
Vulin ka thënë se sot herët në mëngjes me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilovic pati një takim me Vuçiç, ku u raportua mbi situatën në terren dhe gatishmërinë luftarake.
“Presidenti ka shprehur gjithashtu shqetësim të thellë për atë që po ndodh në territorin e Kosovës”, ka thënë Vulin. /tesheshi.com/