Qeveria serbe dhe ajo boshnjake do të kenë një mbledhje të përbashkët më 4 dhe 5 nëntor, e cila do të zhvillohet në Sarajevë.
Takimi i parë i përbashkët mes dy qeverive qe planifikuar të mbahej në shkurt të vitit të shkuar, por u anulua për shkak të protestave të punëtorëve në një sërë qytetesh të Bosnjë-Hercegovinës.
Duke patur parasysh incidentin e ndodhur në 11 korrik të këtij viti, kur kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, u sulmua gjatë ceremonisë përkujtimore në Srebrenica, mësohet se për ruajtjen e tij do të kujdesen 2.000 trupa policore.
Për arsye sigurie nuk dihet ende se çfarë mjeti transporti do të zgjedhë qeveria serbe për të shkuar në Sarajevë, me autobus, me makina apo me avion, e ku do të qëndrojë. /tesheshi.com/