Gazeta më e madhe serbe, Blic ka bërë të ditur se kryeministri Aleksandër Vuçiç ka zvilluar një takim me shefat e shërbimeve sekrete të Beogradit, që është mbajtur gjithashtu në një vend sekret.
Sipas gazetës, ky lloj takimi përbën një zhvillim të rëndësishëm dhe e ilustron fakti se një i tillë për herë të fundit është zhvilluar para më shumë se një viti dhe pak para asaj ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Blic thekson se në Bosnjë apo në veriun e Kosovës priten ngjarje të paparashikueshme dhe Vuçiç ka kërkuar që të rriten operacionet e zbulimit në terren.
Shërbimet sekrete serbe kanë një veprimtari të zgjeruar në Shqipëri, ku përdoret si trase biznesi serb i cili është shumë i shtrirë kryesisht në tregtimin e mallrave ushqimore dhe ato ndërtimtare.
Disa nga mallrat serbe tregëtohen nga një biznesmen që është dhe oficer i rëndësishëm i shërbimeve sekrete greke. /tesheshi.com/