Presidenti serb Vuçiç tha se nuk ka kundërshtime për atë që ka shënuar Bashkimi Evropian (BE) në raportin për përparimin e Serbisë në rrugën evropiane, të cilin e ka quajtur të saktë.
Vuçiq tha se duhet të flitet më objektivisht për BE-në në Serbi sepse “kur ne zemërohemi, fajin e ka gjithmonë Bashkimi Evropian”.
Vuçiç shtoi se kjo qeveri i ka vënë detyrë vetes që deri në vitin 2027 të përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim në BE, por askush nuk mund të garantojë anëtarësimin.
“Përgjegjësinë rreth Kosovës dhe Banjskës e shohim ndryshe”, tha Vuçiç dhe shtoi se dialogu është zgjidhja e vetme për arritjen e kompromisit dhe se kjo është e vetmja gjë e rëndësishme për të ardhmen e vendit. /tesheshi.com/