“Është një tel i hollë nëpër të cilin po ecim” – ky është vlerësimi që ka dhënë së fundi presidenti Vuçiç duke folur mbi raportet aktuale mes Serbisë dhe Kosovës, të ngecura prej muajsh nga vendosja e taksës doganore nga ana e Prishtinës. Sipas tij, e rëndësishme është ruajtja e stabilitetit
“Të ruajmë paqen dhe stabilitetin, çdo gjë tjetër do të na çonte në katastrofë, në konflikte. Dhe të gjitha i nevojiten Serbisë, përveç konfliktit”, ka thënë Vuçiç.
Nga ana tjetër, ai është shprehur i keqardhur që disa qarqe ndërkombëtare i kanë dhënë të drejtë Prishtinës në venien e taksës.
“Më vjen keq për të dëgjuar vlerësimet e disa qarqeve se shqiptarët kishin të drejtë të imponojnë taksën për shkak se Serbia është e angazhuar për të tërhequr njohjen e Kosovës. Kjo është e drejta jonë, ne nuk e njohëm Kosovën”, theksoi presidenti serb. /tesheshi.com/