Rumania, Bullgaria, Greqia dhe Serbia do të konkurrojnë për Kupën e Botës në vitin 2030, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç u tha gazetarëve pas një takimi e katërpalësh në Varna, se kjo ishte një ide e kryeministrit grek Aleksis Tsipras, dhe se u ra dakord në një takim me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe me kryeministren rumune, Vjorikom Danćilom.
Për Botërorin 2030, rivalër janë Argjentina, Paraguai dhe Uruguai, shpjegoi Vuçiç.
Në plan është gjithashtu një aplikim për Europianin e vitit 2028, i cili, siç tha ai, do të ishte një problem por dhe një nxitje e madhe për Serbinë.
“Kjo natyrisht që ka probleme, vështirësi, por është dhe një nxitje e madhe për të filluar punën me stadiumet dhe për të parë se si dhe në çfarë mënyre ne mund të përmirësojmë infrastrukturën sportive”, përfundoi Vuçiç. /tesheshi.com/