Aq i rrallë ishte, sa që kishte nevojë për studim. Ishte aq i veçantë ky zog, saqë analizat që duheshin bërë për të, çuan në ‘ekzekutimin’ e tij.
Një shkencëtar ka fotografuar një zog tejet të rrallë dhe shumë të bukur, pak para se ta vriste, për të kryer eksperimentet e rastit.
Siç shkruan sajti britanik “Metro”, zogu ishte një ekzemplar i Moustached Kingfisher, i njohur si “zogu fantazmë”, duke pasur parasysh se sa i rrallë është.
Shkencëtari Chris Filardi, drejtor i Pacific Programs në American Museum of Natural History, deklaroi se zogu u mor si ekzemplar për t’u kryer studime shkencore.
Marc Bekoff, profesor i ekologjisë dhe biologjisë në Universitetin e Colorado, SHBA,vdekja e zogut ishte e tmerrshme, duke theksuar se nuk duhet vrarë në emër të diçkaje tjetër. /tesheshi.com/