Peshkatarë në Islandë vranë një balenë shtatzënë, akt i cila shkaktoi debate të ashpra në këtë vend ishullor.
Së pari ishte OJQ-ja gjermane “Hard to Port”, ajo që dha lajmin me pezm duke thënë se punëtorët e kompanisë islandeze “Hvalur hf.” vranë një balenë shtatzënë.
Gisli Vikingsson, një ekspert në Institutin e Kërkimeve Detare në Islandë, tha se vrasja e balenave femra, madje shtatzana, është e lejuar në atë vend.
Megjithatë, një pjesë e publikut, veçanërisht në vendet e tjera evropiane, e kundërshtojnë ashpër këtë praktikë, duke argumentuar se kjo është një sjellje e papërgjegjshme.
Disa qytetarë të Islandës besojnë se kjo praktikë do të dëmtojë imazhin e vendit të tyre në botë. /tesheshi.com/