Është gjendur i vrarë këtë mëgjes vëllai ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.
Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, është gjetur i vdekur në në automjetin e tij dhe shtëpisë ku banonte.
Policia informon për rastin: “Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrarë me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar”.
Përveçse vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka ishte gjithashtu anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës. /tesheshi.com/