Ushtria izraelite njoftoi se një nga komandantët më të famshëm të komandove sioniste është vrarë në veri të Gazës. Bëhet fjalë për Yitzhar Hoffman, komandantin e njësisë elitare komando Shaldag të Forcave Ajrore izraelite.
Yitzhar Hoffman udhëhoqi të gjitha operacionet më të rëndësishme të ushtrisë izraelite në Gaza, veçanërisht ato në të cilat u kryen krime të tmerrshme. Sipas mediave izraelite, Yitzhar Hoffman udhëhoqi operacionin për shkatërrimin e spitalit më të madh në Gaza, atë Shifa, një masakër e vërtetë.
Ushtria izraelite njoftoi se numri i ushtarëve të vrarë në ofensivën tokësore në Gaza ka arritur në 224, por ky numër, sipas përllogaritjeve nga ekspertë ushtarakë, mendohet të jetë më i madh. /tesheshi.com/