Ish-ambasadori i Ukrainës në Austri Olexander Scherba njoftoi në Twitter se Yuri Prilipko, kryebashkiaku i Hostomelit, ishte vrarë.
Siç ka shkruar ai, lajmi për vdekjen e Prilipkos është konfirmuar tashme.
Kryebashkiaku u vra teksa u sillte ushqim civilëve në qytet.
Kujtojmë, lufta që Rusia filloi më 24 shkurt në Ukrainë, fatkeqësisht vazhdon për të dymbëdhjetën ditë. Për sot është paralajmëruar një raund i ri negociatash.
Ukraina nuk do të bëjë kompromis për integritetin e saj territorial në negociatat me Rusinë, por është e gatshme të negociojë një model jo-NATO për të ardhmen, tha për Fox News David Arahami, një nga negociatorët e Ukrainës.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë do të mbajë sot dhe nesër një seancë dëgjimore për padinë e Ukrainës kundër Rusisë.
Sipas të dhënave të fundit nga ushtria ukrainase, trupat ruse vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi mbrojtjen e Kievit. /tesheshi.com/