Janë vrarë në Stamboll një aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut në Siri, e cila njihet një nga kritikët më të mëdhenj të regjimit të Asadit dhe e bija e saj që bashkëpunonte me disa nga mediat e njohura turke dhe ndërkombëtare.
Siç bën të ditur La Repubblica, nënë e bijë janë gjetur të therura me thikë në apartamentin e tyre dhe dyshimet e para janë se mund të jenë ekzekutuar nga njerëz të shërbimit sekret sirian.
Ouruba Barakat ishte 60 vjeç, ndërsa e bija e tij Halla ishte 22 dhe bashkëpunonin me organizatat e të drejtave të njeriut dhe mediat më të rëndësishme të botës.
Halla ishte bashkëpunëtore e atashuar e edicionit arab të Huffington Post dhe e televizionit publik turk TRT.
Policia turke thekson se vrasja e dy aktivisteve është e njëjtë me atë të dy të tjerë në vitin 2015, Ibrahim Abd al-Qader dhe Fares Hamadi, që gjithashtu u vranë me thikë. Ka dyshime se janë paguar njerëz të krimit të organizuar në Turqi në këmbim të shumë parave. /tesheshi.com/