Një ushtar izraelit i cili qëlloi për vdekje një të mitur palestinez gjatë protestave në Rripin e Gazës, është dënuar me një muaj shërbim për komunitetin.
Sipas një raporti nga media izraelite the Times of Israel, ushtari, emri i të cilit është i ndaluar për mediat, u “dënua” nga një gjykatë ushtarake lidhur me vdekjen e 14-vjecarit Othman Hilles, i cili u qëllua me armë zjarri gjatë demonstratave të korrikut 2018.
Ndërsa i mituri u qëllua teksa ishte i paarmatosur dhe nuk paraqiste rrezik për askënd, ushtari u dënua për “mosbindje që çoi në rrezik të jetës”, në vend që të dënohej për vrasje.
Ushtria izraelite e ka konfirmuar dënimin në fjalë, duke thënë se “ai qëlloi mbi një protestues trazirash që nuk ndaloi pavarësisht paralajmërimeve”.
Vrasja e të miturit u kap dhe nga mediat, faktor ky që e çoi ushtarin në gjykatë. /tesheshi.com/