Policia e Shtetit ka bërë të ditur për një seri vrasjesh të ndodhura ditët e para të 2015-s në disa rrethe të Shqipërisë, se ndodhet pranë arrestimit të autorëve.
Një deklaratë që u bë edhe për rastin “Santo” ku u përmend shtatori dhe më pas u tha se vrasësit ikën me “motor”.
Edhe këtë radhë e njëjta gjë. Pas arrestimit të Ilir Memushajt në Vlorë, policia është vënë në ndjekje të 3 personave, të dyshuar si autorë të vrasjes në segmentin rrugor Lushnje-Fier, ku humbi jetën Denis Kasaj dhe u plagosën dy të tjerë.
Policia tha se ka prova të mjaftueshme, që i arrestuari është bashkëpunëtor në këtë vrasje dhe është personi kyç për zbardhjen e mëtejshme të tij.
Mos do të ishte më mirë të kapeshin autorët pa u thënë asnjë gjë?!
/tesheshi.com/