Kryeministri Rama ka paralajmëuar çuarjen në Strasburg të dosjes së vrasjeve të 21 janarit. Duke folur para familjarëve të të vrarëve të asaj dite, në kryeministri, shefi i ekzekutivit tha se kjo do të ndodhë me gjasë pas drejtësisë së re të dalë nga reforma.
Drejtësia e korruptuar ka qenë kryefjalë e Ramës, duke e konsideruar atë si shkaktare të mosndëshkimit të fajtorëve të tragjedisë së ndodhur 6 vjet më parë.
Më pas, Rama u ka folur familjarëve të viktimave për reformat e ndërmarra nga qeveria, duke i konsideruar ata si pjesë të kauzës së Rilindjes. /tesheshi.com/