Ishulli Bute në Skoci ku jetojnë 6 mijë njerëz, është tronditur nga vrasja e një vajze 6-vjeçare. Aty, njerëzit nuk e dinë se ç’është një krim i tillë.
Viktima Aleshu MacPhail u raportua e zhdukur që mëngjesin e të hënës, për t’u gjendur më pas e vdekur. Autori është gjetur se cili është, një 16-vjeçar, mik i familjes së saj. Ai pritet të dalë para gjykatës për të zbuluar se çfarë e çoi që t’i merrte jetën një të miture. Ky kuriozitet po brenë të gjithë banorët e paqtë të ishullit
Ishte gjyshja e vajzës ajo që dha alarmin e zhdukjes së mbesës, e cila u gjet në një hotel të braktisur.
Vajza jetonte me gjyshen pasi prindërit ishin divorcuar. /tesheshi.com/