Në një intervistë e dhënë për gazetën e Beogradit “Vreme”, një medium serioz , në shtator të 2017-s, vetëm katër muaj përpara se të vritej, Oliver Ivanoviç tregon me gisht se kush do që ta heqë qafe për të frikësuar serbët e Kosovës që duan bashkëjetesë në Kosovë. “Kanë mbjellë një klimë frike. Nuk kemi frikë nga shqiptarët, por nga serbët e kriminalizuar që dirigjohen nga Beogradi”, tha Ivanoviç, duke lëshuar një mesazh të fortë tek Aleksandër Vuçiç, që se duket ka qenë paralajmërimi i fundit.
Intervistën e gjatë po e botojmë të plotë, për të lexuar shkoqur dhe për të kuptuar se ç’po ndodh realisht në skenaret e Beogradit.
Nga Dejan Anastaseviç, “Vreme”
Oliver Ivanoviç është një qënie e pazakontë politike. Në rininë e tij ai donte të jetë një pilot, por për shkak të metave të natyrshme në sy, la studimet në Akademinë e Forcave Ajrore në Zagreb dhe u kthye në Kosovë, ku u bë një inxhinier dhe një kampion në karate.
Publiku i gjerë dëgjoi për të pas përfundimit të luftës së Kosovës në 1999, ku ai u shfaq si një nga udhëheqësit e “Rojeve së Urës”, i cili kontrollonte rrugën që lidhte pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës.
Ai ishte një kohë në krye të Këshillit Kombëtar Serb, por shpejt ra në sy të keq në Beograd, ndër të tjera, sepse haptazi ka mbrojtur pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e Kosovës.
Në dy mandate ai ishte deputet në Kuvendin e Kosovës dhe, nga viti 2008 deri në 2012, edhe sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës dhe Metohisë, ndërsa ministri ishte Goran Bogdanoviç. Për më tepër, ai është një nga pak politikanët serbë të cilët flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe.
Në janar 2014, Ivanoviç u arrestua papritmas në bazë të një padie për krime lufte të ngritur nga prokurori i EULEX, Misioni Gjyqësor i Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kjo ishte një tronditje për shumë, sepse askush, madje asnjë nacionalist ekstrem shqiptar, nuk e kishte akuzuar kurrë Ivanoviçin në krime lufte.
Prokuroria e akuzoi atë për organizimin e vrasjeve të civilëve shqiptarë në Mitrovicë në dy raste (1999 dhe 2000), si anëtar i formacioneve paraushtarake serbe.
Për shumicën e gjykimit, e cila zgjati tre vjet e gjysmë më parë, Ivanoviç ishte në burg, për herë të parë në Prishtinë dhe më pas, pas një greve urie në Mitrovicë.
Në shkallën e pare ai u dënua me nëntë vjet burg, por u lirua nga Apeli. Ai u lirua vetëm në qershor të vitit 2017. Shumica dërrmuese e dëshmitarëve të prokurorisë refuzuan të akuzonin Ivanoviçin në gjykatë dhe shumica e vëzhguesve e vlerësuan procesin si të sajuar.
Kushdo që mendohet se Ivanoviç pas keqtrajtimit të tërhiqet nga politika, mendoj se është gabuar. Në zgjedhjet lokale të Kosovës ai shpalli kandidaturën për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut duke shkaktuar një valë të re telashesh.
Intervista për gazetën Vreme me Ivanoviç, u zhvillua në Beograd, ku ai vjen të paktën disa ditë në muaj për të pushuar nga atmosfera e shqetësimit dhe frikës që ndjehet në Mitrovicë.
Kur u liruat përfundimisht pas tre vjet e gjysmë burgu a keni vërejtur se diçka ka ndryshuar në veri të Kosovës?
Po, situata ka ndryshuar. Është e pabesueshme ndjenja e rrezikut, frika e njerëzve. Nga qindra njerëz që kam biseduar gjatë javëve të para të lirisë, nuk ka asnjë që të mos ankohet për çështjen e sigurisë.
Të kuptohemi menjëherë: këta njerëz nuk kanë aq frikë nga shqiptarët sesa serbët, kapadijtë lokalë dhe kriminelët që hipin në xhipa pa targa. Droga shitet në çdo cep, dhe prindërit janë të tmerruar. Policia e vëzhgon gjithë këtë dhe nuk reagon, kështu që qytetarët ndihen të pambrojtur, edhe pse të gjithë njerëzit në policinë e Kosovës në veri janë serbë. Disa prej tyre janë policë me përvojë, të cilët më parë kanë punuar për Ministrinë e Brendshme të Serbisë, por nuk bëjnë asgjë.
Për hir të ilustrimit, gjatë dy viteve të fundit në Mitrovicë, kishim mbi pesëdhjetë raste të makinave të djegura, duke hedhur granata dore dhe dy vrasje të pashpjegueshme. E gjithë kjo ndodh në territorin e dy kilometrave dhe gjysëm katrorë, të mbuluar plotësisht nga kamerat e sigurisë. Është e qartë se policia ka frikë se nuk mos ngacmon autorët, ose autorët janë të lidhur me strukturat e sigurisë. Disa thonë se policia është thjesht e paaftë, por është e vështirë për mua ta besoj këtë.
Dua të them, ata janë të paaftë, por jo aq shumë.
Dhe juve ju dogj makina por autorët nuk u gjetën…
Po, makinës sime i vunë flakën sapo kandidova për kryetar të komunës.. Së pari ata i vunë zjarr makinës Dragisa Miloviç, një doktor nga Zveçani me të cilin bisedova për hartimin e një liste të përbashkët për atë komunë dhe pastaj menjëherë ma bënë edhe mua. Ishte e mjaftueshme për të na parë së bashku disa herë ndërsa flisnim.
Kush janë njerëzit që bëjnë gjëra të tilla?
Këto janë struktura kriminale të lidhura me politikën këtu në Beograd, në të cilat mbizotëron një frikë e panik për kandidaturat tona. Për dikë që ka infrastrukturën, ka shumë para dhe mbështetjen e qeverisë serbe, partia jonë e vogël nuk duhet të jetë një problem. Ata, megjithatë, e dinë se çfarë mendojnë njerëzit për to dhe kanë frikë se do të humbasin nëse qytetarët kanë një alternativë.
Në zgjedhjet e kaluara lokale nuk kishte asnjë alternative?
Unë isha në burg, dhe Miloviç nuk garoi. Tani ata janë panik.
Disa nga njerëzit në listën tuaj kanë ndryshuar mendje …
Po, shembulli më i fundit është Dr. Zoran Spasojeviç, i cili ishte i gjashti në listën tonë. Dr. Spasojeviçit, shtatë ditë para se të tërhiqej nga lista, qeveria serbe i anuloi specializimin. Ai u transferua në fund të studimeve të specializuara në Beograd, të cilat i pagoi nga xhepi i tij. Zyrtarisht për shkak të nevojës urgjente. Ishte një presion mjaft i dukshëm që ai të tërhiqej.
Slavisha Ristiç, kohët e fundit në një intervistë me “Vreme”, bëri akuza të ngjashme dhe tha se këto struktura kriminale e lidhur direkt me Partinë Progresive Serbe, por ai nuk e përmend askënd me emër….
Sepse në raste të tilla nuk duhet të spekulojmë dhe duhet të jetë drejtësia që ka detyrë të ndërhyjë. Kam përshtypjen se gjyqtarët dhe prokurorët gjithashtu kanë frikë prej tyre.
Në rastin tim, sigurisht jo nuk mendohet por më bënë makinacion duke më mbajtur në burg 3 vjet pa asnjë provë. Ata mund të më akuzojnë lirisht për tërmetin në Meksikë, sepse jam aq fajtor sa edhe për atë që më burgosën.
A ju kanë bindur që të tërhiqni kandidaturën tuaj?
Jo, ata e dinë shumë mirë se do të ishte e pakuptimtë. Makina ime nuk u dogj për t’u trembur unë, por njerëzit përreth meje. Deri në një farë mase, ata arritën në këtë sepse katër kandidatët e listës u larguan.
Më vjen keq që duhet të them se disa nga ish-shokët e mi të partisë kanë kërcënuar bashkëpunëtorët e mi. Kam paraqitur një padi penale në prokurori, së pari në Serbi por edhe në Prokurorinë e Kosovës. Unë pres që dikush të reagojë, sepse nëse vazhdon kështu, do të ketë pasoja të rënda.
Është tragjike që pas tetëmbëdhjetë viteve duke u frikësuar prej shqiptarëve, serbët tani kanë frikë nga serbët ekstremistë dhe janë dëbuar për këtë arsye. Njerëzit janë të frikësuar dhe të heshtur ose të bërë gati të lëvizin.
Nëse shteti nuk bën asgjë për ta ndalur këtë prirje, ekziston një rrezik serioz që veriu i Kosovës do të shembet dhe se gjithçka që kemi ruajtur gjatë gjithë këtyre viteve është zhdukur. Më herët e dinim se ku ishte e keqja, por tani nuk e dimë, sepse është midis nesh.
Kemi ardhur në një monopol pollitik ku udhëheqësi fiton më shumë nëse thotë se është “zëri dhe dora Aleksandar Vuçiç në Kosovë” …
Këto janë gjëra shumë të rrezikshme, sidomos kur udhëqihen konflikte nga Beogradi. Askush nuk duhet të vendosë interesin partiak mbi atë kombëtar dhe interesi kombëtar është që serbët të mbeten në Kosovë dhe që Serbia t’i trajtojë ato në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lista Serbe mori nëntë nga dhjetë vende të rezervuara për serbët dhe një rezultat i ngjashëm pritet edhe në zgjedhjet lokale…
Ata mund ta bëjnë këtë vetëm duke vjedhur votat. Në fakt, ata nuk bëjnë fushatë fare, ata vetëm përgatiten për të vjedhur. Ata vazhdojnë të përsërisin se janë një projekt shtetëror, por kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë ide të re deri më tani. Nëse zgjedhjet janë të drejta, ata nuk mund të fitojnë.
Si është mbështetja e Listës Serbe për formimin e qeverisë së Ramush Haradinajt në mesin e serbëve të Kosovës, ku kryesohen ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Ajo u prit keq. Së pari, duhet të theksoj se që nga fillimi, ishte e qartë se “koalicion i luftës” do të formonte qeverinë, kështu që kishte mjaft kohë për qytetarët dhe publikun që të përgatitej për një gjë të tillë.
Në vend të përgatiteshim, nisën përrallat e legjendat se Ramushi është një përbindësh që ha njerëz, madje thyem hundët edhe diplomatikisht në Francë.
Por pastaj ç’ndodh? Shkojmë e futemi në qeverinë e “Rambos”. Dhe kjo nodhi fare pa negociata. Serbët në Kosovë duhet të jenë të aftë, politikanë seriozë dhe jo aktivistë partiakë. Nëse shikoni Listën Serbe, nuk ka asnjë profesor universiteti, avokatë, inxhinierë, mjekë …
Njerëzit të cilët nuk janë respektuar në komunitetin e tyre, nuk mund të llogarisin respektin e shqiptarëve dhe diplomatëve të huaj. Ata thjesht i injorojnë. Në fund të fundit pse të flasin me ta kur gjithçka vendoset në Beograd?
Mos harroni se qeveria e mëparshme e Kosovës shkarkoi zëvendësoi ministrin Jabllanoviç, një muaj pasi u krijua, për shkak të një gomarllëku dhe Lista e Serbisë nuk bëri asgjë për ta mbrojtur atë.
Pse nuk ikën nga koalicioni atëherë? Ajo që ata bëjnë nuk është politikë, por improvizim i pastër…
Presidenti Vuçiç ka përkrahur hyrjen në qeveri me Haradinajn për arsye praktike, sepse pa hyrë në qeveri, serbët nuk do të merrnin Zajednicën …
Haradinaj sapo ka njoftuar se formimi i ZSO do të shtyhet për vitin 2021. Unë kam folur për këtë që kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit; ata thjesht nuk do ta bëjnë këtë. Nëse Isa Mustafa, i cili kishte një shumicë solide parlamentare nuk e bëri, si mund ta bëjë Haradinaj me një mazhorancë të brishtë?
A nuk mendoni se ai do të rrezikojë veten për Zajednicën?
Në skenën politike shqiptare qëndrimi është se serbëve nuk duhet tu bëhet më lëshime dhe se çdo veprim i tillë është i barabartë me tradhtinë. Ky qëndrim është gjithashtu shumë i spikatur në opinionin publik: ata thjesht nuk do të lejojnë që serbët të kenë një strukturë që do të qëndrojë mes qeverisë qendrore dhe komunave.
Prandaj, në vitin 2014 i nxita autoritetet kur isha në burg që menjëherë të fillojnë formimin e një organi të ZSO dhe të mos prisnin leje nga Prishtina.
Është diçka që u nënshkrua në Bruksel dhe ishte e nevojshme të zbatohej njëanshëm, pasi ne në mënyrë të njëanshme aplikuam disa sende të tjera. Ata mund të jenë organe të përkohshme, t’i thërrasim sipas dëshirës, por duhet të jenë funksionale.
Kjo duhej bërë për dy arsye: të tregojmë se nuk do të heqim dorë dhe nuk do të kursejmë kohë, sepse është një institucion i ri që duhet të zhvillohet. Edhe nëse Zajednica të formohet nesër, do të kalojë vite përpara se të jetë plotësisht funksionale, pasi të gjitha këto shërbime komunale duhet të institucionalizohen.
A është një veprim i mençur që serbët hynë në një koalicion që është edhe në mesin e shqiptarëve nuk është i pëlqyeshëm për shkak të korrupsionit, nepotizmit, dhe për shkak të konflikteve të brendshme, ku si pasojë kjo qeveri mund të bjerë nga dita në ditë?
Nuk ishte e mençur të hysh në asnjë koalicion pa ndonjë garanci. Ata jo vetëm që nuk morën pjesë në negociata, as nuk morën një garanci nga faktorët e huaj që ZSO do të formohej.
Nëse koalicioni bie, asnjë premtim i dhënë prej Haradinajt nuk do të jetë më i vlefshëm, sepse qeveria e re do të vijë. Nëse ata kërkonin garanci nga ambasadorët e vendeve më të rëndësishme, anëtarët e Quintus, në të cilën përfaqësuesi rus është pjesëtar, do të thotë një fjalë.
Ata (Lista Serbe) nuk mund të kërkonin një garanci të tillë, sepse askush nuk i merr seriozisht.
Por Vuçiç shkon dhe në Bruksel, dhe në Moskë, edhe Berlin, tani takoi edhe presidentin amerikan Donald Trump në Nju Jork. A do të thotë kjo gjë?
Në këtë rast, jo sepse është një çështje me rëndësi lokale, në të cilën qeveria qendrore nuk do të lëvizë por ka përfaqësuesit e saj. Ambasadorët e vendeve që kanë njohur Kosovën janë këtu për të zhvilluar marrëdhëniet më të mira të mundshme me autoritetet në Prishtinë dhe këta marrëdhënie nuk do të prishen nga ZSO.
Gjithashtu kemi pasur lajme se Presidenti rus Vladimir Putin, përmes partisë së tij (Rusia e Bashkuar), mbështeti hyrjen e Listës Serbe në qeverinë e Kosovës.
Ishte një bllof. Partia Progresiste futi në delegacion një anëtar të Listës Sebe në takimin e partisë së Putin, duke krijuar kështu një deduksion se Putin mbështet Haradinajn për kryeministër. Ndaj Moska e përgënjeshtroi menjëherë këtë gomarllëk.
Si e konsideroni thirrjen e Vuçiçit për një dialog të brendshëm mbi Kosovën?
Unë mendoj se kjo është një ide e mirë, edhe pse kjo duhej të ishte bërë më parë. Nuk kam asnjë arsye të dyshoj se ky dialog do të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës siç është njoftuar, por nuk mendoj se është mirë të kufizohet koha. Kosova është një temë shumë e ndjeshme për t’u vendosur aq shpejt.
Përveç kësaj, është e rëndësishme që të përfshihen të gjitha palët, nuk duhet të merret vendim nga qeveria sot që kur të vijë opozita nesër ta rrëzojë.
Një konsensus i plotë nuk do të arrihet kurrë, por është e rëndësishme që sa shumë aktorë politikë të bien dakord. Pikërisht ndryshimet e shpeshta në politikat ndaj Kosovës na çuan këtu ku jemi.
Marrë nga Vreme, 28 shtator 2017.
Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/