Ka përfunduar pa asnjë të dënuar, ai që më vonë doli që qe një sajesë: një atentat ndaj Tom Doshit, me urdhër të Ilir Metës.
Zhvillimi politik i para tre viteve, ku dhe opozita e besoi dhe kërkoi dorëheqjen e Metës si kryetar Kuvendi, pra i akuzuar nga deputeti Doshi si porositës i një atentati ndaj tij, ka përfunduar pa ndëshkim. Skena pati dhe dy personazhe të tjerë veç Doshit: Mark Frrokun dhe Durim Bamin.
Froku iu pezullua dënimi me 1 vit e 4 muaj në shërbim prove. Durim Bami ka plotësuar dënimin me kohën e paraburgimit.
Sipas gjykatës, fabrikues të atentatit konsiderohen vetëm këta të dy. Ndërsa Doshi, në gjykimin e tyre vërtet është ndjerë i kërcënuar, dhe kështu, veprimet e tij denoncuese janë përligjur. /tesheshi.com/