Kryeprokurori i Arabisë Saudite, Saud al-Mohebe do udhëtojë drejt Turqisxë për të biseduar me hetuesit vendas rreth vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Sauditët nuk e kanë bërë të ditur këtë vizitë, e cila zhvillohet pak ditë pas drejtorja e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Gina Haspel, e cila ishte në Turqi për të diskutuar provat para se të raportonte te presidenti Trump.
Turqia kërkon ekstradimin e 18 sauditëve, të cilët janë arrestuar në Mbretëri si të dyshuar për vrasjen e 2 tetorit në konsullatë.
Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, tha më parë se të dyshuarit i përkasin Arabisë Saudite.
“Sa për ekstradim, këta individë janë shtetas sauditë. Ata janë të mbyllura në Arabinë Saudite, hetimi është kryer në Arabinë Saudite dhe do të gjykohet në Arabinë Saudite”, ka thënë Al-Jubeir, në një konferencë mbi sigurinë në Manama. /tesheshi.com/