Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vrasja e Azem Hajdarit, flet ish-kreu i SHISH: si u arratis Fatos Nano nga malet dhe roli i Sali Berishës

by te Sheshi
13/09/2017
in Intervista, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Ish-kryeshikasi Fatos Klosi: Iranianët që do vijnë nuk janë terroristë; mos sillemi si me “armët kimike”

Në mbrëmjen e 12 shtatorit të 1998-ës, u ekzekutua në afërsi të selisë së PD-së, ish-lideri i dhjetor ´90, Azem Hajdari, që në atë kohë ishte deputet dhe kryetar i komisionit parlamentar të sigurisë. 19 vjet më pas, demokratët vijojnë të përkujtojnë Hajdarin duke u mbledhur rreth memorialit të tij, i vendosur në të njëjtin vend ku edhe u vra, bashkë me truprojën e tij.

Për vite me rradhë, PD akuzoi për ngjarjen e rëndë, zyrtarët e asaj kohe, duke e nisur me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe ish-kreun e SHISH-it, Fatos Klosi.

Ky i fundit herë pas here i është përgjigjur akuzave me të njëjtën monedhë, duke hedhur përgjegjësinë ndaj Sali Berishës.

Dhe duket se Klosi i qëndron ende deklaratave të tij. Në një intervistë për gazetën “Sot”, ai akuzoi Berishën si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, duke u shprehur se ai e shfrytëzoi vrasjen e tij për të organizuar grushtin e shtetit më 14 shtator.

-Dje u bënë 19 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, më12 shtator të vitit 1998. Kjo ngjarje është cilësuar si vrasja e shekullit të 20-të, pasi asnjëherë nuk u zbardh e plotë. Si e përkujtoni këtë ngjarje?

Vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje që krijoi pasoja të rënda, dhe më pas u përdor për të larguar kryeministrin e asaj kohe, Fatos Nanon. Ishte një ngjarje e parashikuar. Shteti ishte në dijeni, sepse Azem Hajdarit i ishin bërë disa herë atentate. Ata që e vranë erdhën në Tiranë nga Tropoja, dhe bën atë që bënë. Për më tepër, kësaj ngjarjeje iu dha një ngjyrë politikë, propagandistike; qe një ngjarje që u shfrytëzua nga PD për të rrëzuar qeverinë. Jam akuzuar edhe unë sikur unë e kisha vrarë Azemin…Berisha ishte në dijeni për ngjarjen.

Ai shumë shpejt pas ngjarjes, bëri një deklaratë se kush ishin vrasësit, ndërkohë që nuk dihej asgjë. Berisha doli i pari dhe foli. Berisha për mendimin tim është bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Ngjarja u diskutua në një proces gjyqësor që asnjëherë nuk ka qenë i plotë. Nuk iu shkua deri në fund asnjëherë problemit. Sot është dënuar një njeri që nuk është ai aktori kryesor, jo e jo vrasësi. Të gjithë ata që e dinin se kush e vrau, se kush e organizoi gjithë ngjarjen i vrau një e nga një nga të dyja palët në konflikt. Ka mbetur një nga ngjarjet e dhimbshme të këtij tranzicioni që është shfrytëzuar edhe politikisht. Berisha u mburr se do të bënte gjithçka që kjo ngjarje të zbardhej plotësisht, por nuk bëri asgjë. Berisha ka qenë njeriu që ka dëgjuar dhe ka regjistruar Azemin që u plagos. Berisha i kishte të gjitha mundësitë që kjo ngjarje të zbardhej; ai nuk pranoi asnjëherë të shkonte në gjyq të dëshmonte. Në fillim akuzoi Fatos Nanon për ngjarjen se e kishte realizuar nëpërmjet SHIK, nëpërmjet meje. Më pas akuzoi Rexhep Mejdanin. Këto ishin karagjozllëqe. Ai është përgjegjësi kryesor që ngjarja nuk u zbardh asnjëherë.

A e shfrytëzoi opozita e asaj kohe vrasjen e Azem Hajdarit për të rrëzuar qeverinë Nano? Si ish-kreu i SHISH, si u organizua grushti i shtetit në ’98?

Përgatitjet për grushtin e shtetit kishin filluar me kohë, dhe informacionet ishin të plota. Ishte një përgatitje për t’i bërë rezistencë qeverisë. Në Shkodër po stërviteshin njerëz me muaj të tërë, për ta nisur që andej dhe më pas për të ardhur në Tiranë. Ata morën me dhunë dhe me armatime, institucionet. Policia u dorëzua, vetëm Garda bëri rezistencë. Në Gardë kishte edhe njerëz të PD. Ata që morën tanket, ia dorëzuan PD. Të gjithë kryengritësit morën Kryeministrinë, zyrën e Kryeministrit, Radio Televizionin, Parlamentin, zyrën e kryetarit të Parlamentit; vetëm Presidenca i shpëtoi dhunës së kryengritësve. Më pas dolën në televizor dhe deklaruan fitoren, se e kishin ata shtetin dhe pastaj me bisht ndër shalë, kur morën mesazhe nga jashtë, i lanë që të tëra dhe ikën nëpër shtëpia. Shumica e kryengritësve iu turrën dyqaneve të Tiranës, rrugës së Durrësit, të Kavajës, dhe aty u mor vesh që ajo kryengritje kishte dalë nga binarët. Më pas u larguan vetë me bisht ndër shalë dhe u justifikuan se nuk e kishin bërë ata këtë ngjarje, se ishte e improvizuar. Por këto ishin përralla. Drejtësia nuk u përpoq seriozisht që të gjente as ata që e organizuan vrasjen dhe as grushtin e shtetit. Vrasja e Azemit ashtu siç u lejua që të realizohej, ashtu edhe u shfrytëzua rëndshëm për të rrëzuar qeverinë Nano. Sot i thurin lavde por ajo ishte një ngjarje që gati-gati u planifikua për të shkuar deri aty.

Cila është e vërteta e arratisjes së Fatos Nano gjatë grushtit të shtetit?

Fatos Nano tentoi të ikte një ditë përpara në Itali. Por, ai bëri një mbledhje qeveri të fortë në datë 13 pasdite, ku dha udhëzime se çfarë duhet të bënte të nesërmen policia për të tilla situata. Pastaj të nesërmen në mëngjes bashkë me grupin e shoqërimit, bëri rrugë nëpër male për të dalë në Maqedoni. Ishte skandaloze. Shqipëria kishte plot vende të sigurta për kryeministrin. Ai e dinte mirë që asgjë nuk do ndodhte afatgjatë. Askush nuk e dinte ku ishte kryeministri. As presidenti i vendit nuk e dinte. As ministrat. Të nesërmen ishte thyer poçja.

A mund të themi se Shqipëria kishte një kryeministër frikacak apo të papërgjegjshëm?

Unë e kam quajtur gjithmonë të papërgjegjshëm. Kryeministri nuk është një njeri i vetëm, ka një staf. E gjithë puna e stafit çalonte. Ai u tremb. Nuk e di me siguri, thuhej se u gjend një plumb në tavolinën e tij. Nuk pretendoj që kryeministri duhet të rrinte në Tiranë, por kryeministri kishte plot vende të tjera që mund të ndihej i sigurt në Shqipëri. Mund të ndihej më i sigurt se sa në Maqedoni. Të shkonte në Skrapar dhe nuk do ta gjente as dreqi e jo më njerëzit e Berishës. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme
Bota & Rajoni

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje
Shkencë & Jetë

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Next Post
Të mirat shëndetësore të farave të pishave

Të mirat shëndetësore të farave të pishave

Batutat në Kuvend: si qeshnin dhe talleshin deputetët e PS gjatë fjalës së kolegut demokrat (video)

Batutat në Kuvend: si qeshnin dhe talleshin deputetët e PS gjatë fjalës së kolegut demokrat (video)

Juncker: nëse duam paqe në Ballkan, duhet të mbajmë perspektivë të besueshme zgjerimi…

Juncker: nëse duam paqe në Ballkan, duhet të mbajmë perspektivë të besueshme zgjerimi…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni