Quhet Nashad Milhem, është 28 vjeç dhe banues në lokalitetin Arara, në veri të Izraelit. Ai është personi kryesor i dyshuar për hapjen e zjarrit ditën e premte në një pab në Tel Aviv, duke vrarë dy persona.
Ai që ka bërë publik identitetin e personit të kërkuar nga forcat e rendit ka qenë policia izraelite, e cila ka paralajmëruar se personi është i rrezikshëm dhe ka kërkuar ndihmën e popullsisë lokale për lokalizimin e tij./tesheshi.com/