David Katz, 24 vjeç, pjesëmarrës në një lojë kompjuterike që vrau dy njerëz në Florida dhe më pas kreu vetëvrasje, ishte një i sëmurë mendor, sipas mediave amerikane.
I riu nga Baltimore, nisi të qllojë gjatë një turneu për video-lojëra në Jacksonville Landing, ku si pasojë la dy të vdekur e disa të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një adoleshent shqiptar.
Siç informojnë mediat amerikane, Katz ishte një lojtar i njohur i lojrave kompjuterike që mori pjesë aktive në turne, ndërkohë kishte fituar dhe çmimin Madden Bills Championship vitin e kaluar.
Dëshmitarët e përshkruan si një person që “nuk tregonte emocion” gjatë konkursit.
Alexander Maduniç, një prej të plagosurve me plumb në këmbë, tha se Katz ishte ishte shfaqur si i çmendur pasi kishte humbur një lojë. “Unë mendoj se kjo ka qenë arsyeja e të shtënave prej tij”. Megjithatë, policia njoftoi se ende po heton motivin e sulmit.
Policia njoftoi gjithashtu se Katz bleu ligjërisht dy pistoleta këtë muaj në Baltimore, ku besohet se njëra prej tyre u përdorur në sulm.
Mediat publikuan dhe dokumente për divorcin e prindërve të Katz-it, duke treguar se ai u trajtua dhe për probleme psikike dhe emocionale. Thuhet se kur ai ishte një fëmijë, mori ilaçe për skizofreni. /tesheshi.com/