Mert Altintas quhet atentatori që ekzekutoi mbrëmjen e së hënës ambasadorin rus në Ankara, Andrey Karlov.
Të dhënat e para janë ato mbi profilin profesional të tij dhe shkollimin. Ai thuhet që është një polic i sapodiplomuar, me studime të pëfunduara në nëj akademi policie në Izmir në vitin 2014.
Por të dhëna të tjera mbi profilin e tij publik apo bindjet, nuk jepen ende.
Sakaq, autoritetet ruse e kanë cilësuar aktin e vrasjes si “terrorist”, si dhe kanë paralajmëruar një prononcim e qëndrim më të detajuar mbi ngjarjen. /tesheshi.com/