Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Votimi i detyrueshëm në Shqipëri, Komisioni i Venecias dhe ekspetët kundër propozimit të Spahos…

by te Sheshi
16/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Lista Serbe konfirmon: zgjedhjet presidenciale serbe edhe në Kosovë

Nga Gjergji Koja

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, rreth një javë më parë përmes rrjeteve sociale hodhi idenë që votimi në Shqipëri të jetë i detyrueshëm. Spaho e argumentoi këtë propozim me reformat që do të miratohen qoftë për atë zgjedhore, kushtetueses etj, që duhet të parandalojnë shit-blerjen e votës, por edhe si një mundësi që demokratët kanë për të marrë pushtetin.

Nuk dihet nëse propozimi i Spahos është thjesht një mendim i tij personal, apo ky do të jetë një nga kushtet që PD do t´i vendosë PS-së në tavolinë për realizimin e reformave të mëdha në vend.

Propozimi është kundërshtuar nga Sekretarja e Përgjithshëm e PDIU-së, Mesila Doda, sipas të cilës një parti që solli pluralizimin në Shqipëri, sot hedh ide që cënojnë liritë e shqiptarëve.

Deklarata e Spahos në rrjetet sociale erdhi në një kohë kur të paktën dy nga aleatët e Lulzim Bashës, kreu republikan Fatmir Mediu dhe ai i LZHK-së, Dashamir Shehi, shprehën kritika për mënyrën e funskionimit të opozitës dhe kërkuan tërheqjen e ministrave teknikë nga qeveria Rama.

Në këtë kuadër, një ide e tillë për të sanksionuar me ligj se votimi është i detyrueshëm mund të interpretohet edhe si një tërheqje vëmendjeje nga debate i ditës, që është pikërisht riorganizimi i opozitës dhe qëndrimi që duhet të mbajë ajo.

Pas Spahos, askush tjetër në PD nuk ka mbështetur ose ka kundërshtuar publikisht një ide të tillë, duke lënë një hije dyshimi, nëse kjo është thjesht një ide e hedhur, apo një qëndrim që mund të përkthehet në një kusht në muajt në vijim.

Por burime nga PD dhe ekspertë të fushës i thanë tesheshi.com se një propozim i tillë duket i panevojshëm në raport e numrin e votuesve që marrin pjesë në zgjedhjet shqiptare.

“Nëse numrit të përgjithëshëm të zgjedhëve të regjistruar, do t´u zbresim ato që prej vitesh nuk ndodhen në Shqipëri, por kanë ndërtuar të ardhmen e tyre në Europë apo vende të tjera të Botës, atëherë pjesëmarrja në votime rezulton 70-75 %.

Mospjesëmarrjen në zgjedhje të emigrantëve nuk mund t´ua faturosh atyre si një opsion që s´duan të votojnë, pasi vetë shteti shqiptar nuk ua jep një mundësi të tillë”, shprehen ekspertët.

Në këto kushte, sipas tyre, kur rreth 30 % e atyre që rezultojnë në lista janë emigrantë që nuk u jepet mundësia për të shprehur vullnetin për të zgjedhur, llogaritë mbi pjesëmarrjen duhen bërë mbi pjesën e mbetur pra mbi 70 %.

“Në Shqipëri pjesëmarrja në zgjedhje është në kuotat 1.5 milionë deri në 1.7 milionë, ndërkohë që po të bëhen kalkulimet, realisht të drejtën e votës nuk e kanë më shumë se 2.2 milionë shqiptarë. Referuar kësaj, Shqipëria renditet ndër vendet me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në zgjedhje, madje edhe më shumë se mesatarja e vendeve të BE-së”, shprehen ekspertët.

Në anën tjetër, Komisioni i Venecias nuk e njeh konceptimin e votimit si detyrim për zgjedhësin. Ai rekomandon vetëm fshehtësia e votës dhe e listat e votuesve, në përputhje me parimet bazë të trashëgimisë zgjedhore europiane.

Abstenimi, pra mospjesëmarrja në votim, konfirmohet si zgjedhje politike në Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisonit të Venecias, siç njihet Komisioni për Demokraci Përmes Ligjit.

Te udhëzuesi për fshehtësinë e votës në pikën 54 specifikohet e dreja për të mos zgjedhur nëse askush nuk ta mbush mendjen.  “Abstenimi mund të pasqyrojë një preferencë të caktuar politike, lista e personave që ka votuar nuk duhet të botohet”, thuhet në këtë pikë të udhëzuesit.

Ndër 22 vendet që e kanë votimin të detyrueshmëm me ligj, kryesisht nuk janë në hartën e vendeve demokratike, me përjashtim të Belgjikës që e ka si detyrim pa ekuivok, apo të Greqisë që nuk e ka në këtë nivel. /tesheshi.com/

Tags: ekspertekomisioni veneciasvotim i detyrueshem

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Ndarja nga jeta e akademikut Ylli Popa, ja reagimi i ish-Kryeministrit: personalitet, kontribuoi në demokratizimin e vendit

Ndarja nga jeta e akademikut Ylli Popa, ja reagimi i ish-Kryeministrit: personalitet, kontribuoi në demokratizimin e vendit

Deputetja e PD: në shtator 163 qendra shëndetësore mbyllen, ja zonat pa kujdesin e mjekut

Deputetja e PD: në shtator 163 qendra shëndetësore mbyllen, ja zonat pa kujdesin e mjekut

Shpëtoni trupin me 60 sekonda pompa çdo ditë

Shpëtoni trupin me 60 sekonda pompa çdo ditë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni