Parlamenti Evropian votoi pro vazhdimit të mandatit për liberalizimin e vizave për Kosovën, një vendim që ka entuziazmuar raportuesen Tanja Fajon. Kjo e fundit reagoi menjëherë me një status në Tëitter, duke shkruar se: “Shumica kanë votuar në të mirë të liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian të veprojë TANI”.
Më parë ajo tha se Bashkimi Evropian ka dështuar që të realizojë premtimet e tij ndaj Kosovës.
Sipas një marrëveshjeje gojore, Kosova duhej të ratifikonte demarkacionin me Malin e Zi për t’i mundësuar vetes lëvizjen pa viza, por kjo nuk ndodhi. /tesheshi.com/