Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Voltana Ademi, informaticienja që synon t’i prishë “magjinë” Keti Bazhdarit

by te Sheshi
19/04/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Voltana Ademi, informaticienja që synon t’i prishë “magjinë” Keti Bazhdarit

Profili i kandidates së Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës

Nga Ylli Pata

Lulzim Basha, realisht i dërguari i tij, Arben Imami për Shkodrën, ndryshuan letrat në momentin e fundit, pas sugjerimit të kompanisë amerikane që këshillon Bashën, që kandidatja e PD-së në Shkodër të jetë sërish një grua.

Më i kuotuari në fushatën paraprake ishte Sokol Ramadani, por mundësia reale e avancimit të Keti Bazhdarit, bëri që partia mazhorancë në Shkodër që prej 20 vitesh të lëvizë me planin B. Synimi: Bazhdarit t’i sfumohet një nga avantazhet e saj; të qenit grua.

Ndaj lideri i opozitës, Lulzim Basha, prezantoi sot në Shkodër, Voltana Ademin si kandidate për bashkinë e Shkodrës, duke prekur edhe një pikë të rëndësishme të qytetit, që është ikja masive e njerëzve drejt Perëndimit, e kryesisht Gjermanisë për një jetë më të mirë.

Ra në sy sot në prezantimin e kandidates mungesa e ish-kreut të Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarit të bashkisë Lorenc Luka dhe disa prej drejtuesve të PD-së lokale, madje edhe të Sokol Ramadanit, një emër i lakuar për të garuar për bashkinë.

Po kush është deputetja që la mandatin për t’i hyrë një gare të fortë, ku për herë të parë Shkodra rrezikon të votojë kundër PD-së?

Ka lindur në të njëjtin vit me Lulzim Bashën dhe vajzën e ish-kryeministrit Berisha, Argitën. Është një zgjedhje që PD e bën sa herë është në vështirësi dhe vetëm kur është në opozitë në nivel kombëtar.

Zonja Voltana Ademi është një përfaqësuese e familjes mikse, ku vetë është muslimane dhe bashkëshorti katolik. E diplomuar në informatikë, Voltana Ademi është vetëm 6 vjet më e madhe se rivalja e saj Keti Bazhdari, pra është 42 veç, ndërsa ka një karrierë intensive politike. Të cilën e ka nisur natyrisht në bashkinë e Shkodrës, në vitin 2004 kur është emëruar nënkryetare e këtij institucioni. U ftua nga kryebashkuiaku Artan Harxhi, një profesor universitar, edhe ai me familje mikes nënën katolike dhe babanë musliman.

Me ardhjen e Lorenc Lukës si kryetar bashkie, zonja Ademi u largua dhe nuk iu afrua ndonjë post relevant. Arsyeja; marrëdhënie të ngurta me Jozefina Topallin dhe njerëzit e saj në pushtet. Lorenc Luka i pari. Por Kryeministri i kohës, Sali Berisha, i cili gjithmonë njërin sy e njërin vesh, madje dhe njërën dorë e ka pasur gjithnjë në zgjidhjet në qytetin verior, për të zbutur gjakrat, rilançon Voltana Ademin në vitin 2011 duke e emëruar Prefekte e Qarkut, dhe 4 vite më pas, sërish kundër vullnetit të Jozefinës së “hekurt” e vendos në listat për deputetë. Në fakt, doktori nuk e ka pasur gabim.

Për dy vjet Voltana Ademi krijoi profilin e saj si përfaqësuesja me e zëshme dhe krejt ndryshe e Shkodrës, që përgjithësisht ka pasur deputetë ose burra që flasin ashpër, ose gra që shajnë rëndë kundërshtarin e lavdërojnë shefin. Zonja Ademi, sidomos me denoncimin nominal ndaj deputetit Arben Ndoka për kërcënim, tregoi dinjitet, i cili i është vlerësuar edhe nga rivalët e saj politikë.

E diplomuar për informatikë, Voltana Ademi, ka dhënë këtë lëndë . në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës. Ashtu si rivalja e saj, Keti Bazhdari, zonja Ademi e ka fituar këtë status aktual me përplasjen direkte me të pushtetshmit lokalë dhe me “bekimin” e krerëve të mëdhenj.

Por gjithsesi Voltana Ademi është anëtare e Partisë Demokratike që në vitin 1996, kur ishte vetëm 22 vjeç dhe ende nuk kishte kryer Universitetin.

Sfida e Voltana Ademit për bashkinë e Shkodrës, është në fakt basti i karrierës së saj në një institucion që e njeh pasi ka punuar, por me një parti realisht jo të bashkuar. Vetë mungesat vip në prezantimin e sotëm ishin një shenjë jo e vogël. Megjithatë këtë problem e ka edhe rivalja e saj Keti Bazhdari me mbështetësit e Tom Doshit.

Megjithatë, pranimi i saj për të garuar me një grua tjetër, krijon premisat e një beteje më të butë, e cila është deklaruar menjëherë nga Bazhdari sapo doli emri i Ademit.

Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me një qytet që mitin e tij e ka një femër; Rozafën. Më 22 qershor, edhe “shefja” e kalasë së Shkodrës do të jetë zyrtarisht një grua…

/tesheshi.com/

Tags: profili i voltana ademit

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
I dashuruar pas antikave, Ebu Omeri nuk pranon t’i braktisë ato prej luftës

I dashuruar pas antikave, Ebu Omeri nuk pranon t’i braktisë ato prej luftës

Turqi – Roja bregdetare shpëton 34 klandestinë

Turqi – Roja bregdetare shpëton 34 klandestinë

Izraeli do të transferojë paratë e mbledhura për Palestinën

Izraeli do të transferojë paratë e mbledhura për Palestinën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni