Çifti Nick dhe Whitney Rowley nga qyteti Boise, shteti i Idaho-s, regjistroi një video të vajzës së tyre, Cash duke bërë hapat e parë në snowboard, vetëm dy ditë para ditëlindjes së saj të parë.
“Ishte e mrekullueshme. Jam baba krenar dhe ky është një moment i mrekullueshëm për mua”, tha Nick Rowley për KBOI-TV.
“Kur ajo filloi të ecte nëntë muajshe, menduam se ndoshta mund ta provonim edhe këtë. Ne donim ta shihnim atë në snowboard”, tha e ëma Whitney Rowley.
Prindërit thonë se Cash u përpoq të qëndrojë disa herë në snowboard në dhomën e ndenjes, para se të dilte në dëborë.
Çifti tha se po planifikonte një udhëtim për në Amerikën e Jugut në muajin shkurt, ku Cash do të provojë edhe qëndrimin në dërrasën për surfim./tesheshi.com/