Radio Evropa e Lirë në faqen e saj në facebook ka publikuar dy fotografi me titull “Relaksim në seancën e KSHZ-së”, ku shihet përfaqësuesja e VMRO-DPMNE- së në KSHZ, Silvana Boneva. Ajo rri ulur me këpucë të zbathura gjatë seancës, teksa votohet për ankesat që mund të ndryshojnë rezultatet e votimit, deri në një votim të mundshëm.
Ndërkohë, me shtatë vota pro dhe dy kundër, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka refuzuar ankesën e Lëvizjes BESA për përsëritje të zgjedhjeve në një vendvotim në fshatin Haraçinë.
Por, interesant është fakti se kundër pranimit të kësaj ankese kanë votuar dhe përfaqësuesit shqiptarë në KSHZ, përkatësisht të BDI-së dhe PDSH-së, Subhi Jakupi dhe Bedredin Ibrahimi, duke bashkangjitur votat e tyre përfaqësuesit e VMRO-DPMNE- së./tesheshi.com/