Zbulohet një tjetër rast korrupsioni në universitetet shqiptare. Këtë herë skandali është bërë pjesë e univesitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Policia lokale njoftoi se ka vënë në pranga Dorina Ndou (Mino), 30 vjeç e cila ishte shpallur në kërkim prej kohësh.
Pedagogia e universitetit të Vlorës akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ajo u ndalua me urdhër të prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë edhe për dokumentimin e plotë të ngjajes dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.
Më 21 nëntor të këtj viti, në një skandal të ngjashëm u përfshi edhe depatamenti i Histori-Filologjisë në universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”. Prokuroria zbuloi skemën e korrupsionit, duke vënë në pranga shefin e departamentit, Simos Lufi, dhe zëvendësdekanin, Rokin Dabërdaku. Nga hetimi i organit të akuzës, mësohet se nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, ata kishin krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve, në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro.
Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master./tesheshi.com/