Kryeministri Edi Rama publikoi raportin dhe rezultatet për qarkun e Vlorës, atje ku më 25 qershor u mandatua si deputet, duke qenë i 6-ti në listën shumëemërore të Partisë Socialiste.
Ajo që bie në synga ky raport është fakti se si në asnjë qark tjetër, vlonjatët kanë “bombarduar” kreun e qeverisë me ankesa dhe kërkesa, duke i listuar jo pak, por 66 të tilla.
Të paktën 6 problematika që kanë të bëjnë me ujin e pijshëm, infrastrukturën, papunësinë, investimet në shëndetësi, spitalet, legalizimet, janë përsëritur thuajse në çdo takim dhe dëgjesë.
Por vlonjatët veç zgjidhjes së problemeve kryesore kërkojnë nga qeveria edhe investime për pishina, kinema apo deri tek vendosja e semaforëve. /tesheshi.com/