Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vllahutin thirri në një takim kryediplomatët e bllokut të akredituar në Tiranë, në një diskutim, që siç thuhet, fokusohet në situatën e vështirë politike në Shqipëri. Mospjesëmarrja e Opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit dhe pasojat e këtij ngërçi duket se janë në axhendën e bisedës.
Takimi zhvillohet në zyrën e Vllahutin dhe vjen pas mbërritjes së 7 kongresmenëve amerikane për të negociuar që PD dhe opozita të bëhen pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Kongresmenët amerikanë pritet të takojnë Bashën në orën 17:00. /tesheshi.com/