Adoleshenti norvegjez Erling Braut Haland është bërë futbollisti më i kërkuar i Evropës këtë vjeshtë. Sulmues i Salzburgut në Austri, ai dëshirohet nga gjysma e Evropës, por që duket se tashmë e ka zgjedhur klubin e ardhshëm e jo dosido.
Mediat britanike raportuan se Halandi ishte përzgjedhur nga Manchester United dhe traineri i “Djajve” Ole Gunnar Solskjaer shkoi në Austri për të folur me sulmuesin 19-vjeçar.
I riu norvegjez raportohet t’i ketë thënë se dëshironte të transferohej në Old Traford edhe pse menaxheri i Halandit, Mino Raiola nuk donte të zbulonte paraprakisht të ardhmen e klientit të tij.
Haland u mahnit nga vizita e Solskjaer në Salzburg, edhe pse është pikërisht ai që ka stërvitur bashkëatdhetarin e tij në sezonin 2017-18, kur drejtonte Moldenin në Norvegji, para kalimit në stolin e United-it, klub ku ai shkëlqeu në periudhën e fundit të Sër Alex Fergusonit .
Dihet se 20 nga klubet më të forta të Evropës dëshirojnë Haland, vlera e të cilit është 94 milion euro. Haland ka luajtur në 22 ndeshje me Salzburgut këtë sezon, duke shënuar 28 gola. /tesheshi.com/