Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vladimir Llazareviç i VMRO-së paralajmëron: Në ‘Liqenin e Smillkovës’ do jetë fundi i Gruevskit dhe i BDI-së!

by te Sheshi
24/04/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
Vladimir Llazareviç i VMRO-së paralajmëron: Në ‘Liqenin e Smillkovës’ do jetë fundi i Gruevskit dhe i BDI-së!

Nga Memedali Jusufi

Vladimir Llazareviç është lider për reforma në VMRO. Me një gjuhë të ashpër e të drejtpërdrejtë, ai kërkon largimin e partisë së tij nga koalicioni, fundin e qeverisjes Gruevski. Llazareviç shprehet ndër të tjera se ndjen keqardhje që nuk e flet dot shqipen, e që do dëshironte të jetonte në një Maqedoni në paqe me shqiptarët e të gjitha etnitë e tjera.

Si i vlerësoni për momentin raportet ndëretnike?

Siç e shikoni dhe nga rasti i fundit i trazimit të situatës në Likovë, janë ca ngërçe që duken që nuk vijnë rastësisht, e se kanë një qëllim që nuk mund të diskutohet. Qëllimi është krijimi i tensioneve për t`u  mbjellë frikë, për t`u shtuar urrejtja, që më pas në emër të frymës nacionaliste, të  kontrollohen  shtetasit e Maqedonisë, të kontrollohet ekonomia dhe kuptohet, të varfërohen qytetarët.

Po të kthejmë vështrimin pas, do të shohim se përkeqësimi i marrëdhënieve me fqinjët vjen pas inskenimeve të qëllimshme nga vetë strukturat e shtetit. Sapo ndodh e shpërthen ndonjë krizë politike, bëhen skenare me  qëllim të përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike, ose përkeqësim të raporteve me fqinjët. Një shembull klasik pra është inskenimi i incidentit në rajonin e Likovës, që ka për qëllim defokusimin  e opinionit nga problemet reale.

Ngjajshëm ka përkeqësime të situatave edhe me Greqinë dhe Bullgarinë. Por sidoqftë, është fat që deri diku kjo nuk është pasqyrimi real i ndjenjave të  qytetarëve të Maqedonisë, mes vetes dhe kundrejt fqinjëve. Dhe në këtë pikë, duhet patjetër të bëhet e qartë një gjë:  qytetarët e Maqedonisë, shqiptarë, maqedonas, turq, serbë, vlleh, romë, të gjithë duan  të jetojnë në paqe, dëshirojnë të bashkëjetojnë. Të gjithë dëshirojnë një Maqedoni prosperuese. Sot armiku më i madh i marrëdhënieve  të mira ndërfqinjsore është qeveria e Maqedonisë e  jo qytetarët.

Ka shumë zëra se Maqedonia e ka ndryshuar vizionin bazë për euro-integrimet?

Plotësisht. Ne jo vetëm që nuk lëvizim në rrugën drejtë vlerave  euro-atlantike, por përkundrazi, po shkojmë në drejtim të kundërt. Po shkojmë regjimeve totalitar, drejt vlerave  jo-demokratike, ose ku dreqin ta dimë. Nëse kjo u arrit të maskohej gjatë viteve të fundit, tanimë kjo është kaq e qartë, aq mizorisht e ndërtuar sa që njeriut normal i vjen të vjellë.

Ne sot në qeveri kemi  përfaqsues jopopullor, njerëz johumanë  që e kanë pushtuar qeverinë për interesa personale; dhe kjo vlen për dy kahjet: edhe për maqedonasit, edhe për  shqiptarët. Këta skenarë mund t`i implementojnë vetëm me një popull të frikësuar në kulm.Dëshirojnë të na shndërrojnë që jetën reale ta jetojmë si në filmin e Emir Kusturicës “Underground” (“Nëntokë”),  dhe  me çdo kusht përpiqen që të mos na e kthejnë  lirinë.

Por ne, të gjithë  qytetarët e Maqedonisë së bashku, maqedonas, shqiptarë dhe të tjerë, do ta kthejmë lirinë dhe do t’ia kthejmë  timonin e anijes së Maqedonisë drejt Brukselit. Atë do ta bëjmë së shpejti.

Por edhe njëherë, si paraqiten marrëdhëniet ndëretnike në këtë vorbull, në krahasim me gjendjen që kishim në të kaluarën?

Unë  mendoj se kaosi politik në Maqedoni zgjat më në kohë, brenda së cilës shfaqen dhe trajtat e një jonormaliteti në raportet ndëretnike, që i ka rrënjët që  nga viti 1945 e deri në ditet e sotme. Vlerësoj se ne si shtet, kemi bazë reale për të dyshar në shtyllat kryesore për ndërtimin e shoqërisë sonë; dhe si rezultat  i kësaj “dobësie” ne vazhdimisht ballafaqohemi me të njëjtat sfida, të cilat na sjellin konfuzitet.

Në Maqedoninë bashkëkohore, atë të vitit 1991 – nëse mund ta quaj bashkëkohore atë periudhë – problemet janë shfaqur në  vazhdimësi edhe në aspektin konceptual dhe kontekstual. Unë asnjëherë nuk kam qenë pjesëmarrës në ndonjë tubim kundër shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, por edhe në asnjë vend tjetër. Unë asnjëherë se kam kuptuar dhe as edhe sot nuk e kuptoj se si mund t’a ndalosh tjetrin të mësojë në gjuhën amtare. Ajo që ndodhi në vitin 1997 për mua ka qenë jonormale.

Për mua normale është të mësosh në gjuhën  amtare, pra që edhe shqiptarët të mësojnë gjuhën shqipe. Aq më tepër nëse ky “tjetri” në një shtet, është në një numër të madh siç është rasti me shqiptarët. Të them të vërtetën do të  kishte qenë tërësisht  normale që edhe unë  të flas në gjuhën shqipe, sepse tërë kohës  jetoj me shqiptarë, por fatkeqsisht nuk e flas.

Nuk flas sepse një gjendje e tillë është mbjellë në shoqërinë tonë, ashtu siç ishtë mbjellë thellë urrejtja kundër Bullgarisë dhe bullgarëve. Në fakt bëhet fjalë për të njëjten metodologji ndarëse: “urrej dhe ndaj!”, që të udhëheqësh. Unë jam i  bindur thellëse se të dyja kahjet politike, si ai shqiptar e si ai maqedonas, janë karakterizuar nga i  njëjti  interes i mbrapshtë që të ruhet status-quo-ja; dhe kjo çdo herë në favor të një konfliktit ndëretnik eventual të cilin më vonë do ta menaxhonin bashkarisht krerët politikë.

Tani më shumë se çdo herë jam i sigurt se përgjegjësia qëndron te të dy palët. Por pa asnjë dyshim se politikanët maqedonas kanë më shumë përgjegjësi, sepse gjatë tërë kohës kemi pasur një gjendje sikur ata (maqedonasit), të jenë pronarë të vërtet të shtetit.

Ka pasur një studim nga i cili  unë e kuptova  më mirë gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, “Ahmeti`s  Village”, i publikuar në vitin 2001 nga organizata “ ESE”.  Pikërisht ajo analizë jep një pasqyrim real se përse  ka qenë e tillë siç ka qenë gjendja e shqiptarëve në atë periudhë (deri në vitin  2001).

Kuptohet se ato problem shkojnë edhe më thellë dhe unë e  ndaj  mendimin se rrënjët duhet të kërkohen që nga koha e Titos dhe nacional-shovinizmit të drejtuar nga bandat e Rankoviçit, që bënin presione të hatashme ndaj shqiptarëve. Një shovinizmi i tillë hovin më të madh e mori në kohën e Millosheviqit, që u reflektua më pas  edhe  në Maqedoni, për të cilin, siç thashë zanafillat janë që në vitin 1945.

Padyshim se atje është rrënja e problemit shqiptaro–maqedonas,  sepse edhe sot,  struktura  të UDB- së së dikurshme e  kanë ndikimin e vet në Maqedoni, si brenda shqiptarëve ashtu edhe brenda maqedonasve. Sintagma e moçme “divida-e-imperi”, (përça e sundo), varfëro që t`i kontrollosh, trembi për të pasur frikë prej teje, na është bërë një rreth vicioz, prej së cilit duhet të dalim patjetër.

Që më mirë të kuptohet kjo, duhet të shikohet një film që është në gjuhën bullgare, nuk e di mbase është dhe i përkthyer, por shikoni 10 minutat e para të filmit “Vllladi Vargala-operacija Shmenti Kapeli”.  Ajo është metodologjia që sipas të gjitha gjasave, prej kohësh zbatohet në dhe udhëhiqet nga Maqedonia.

Si e shihni  epilogun e çështjes së emrit?

Shikoni, kjo qeveri mbijeton në pushtet falë çështjes së pazgjidhur të emrit të Maqedonisë. Në mënyrë perfekte me vite,  me paramendim nuk e zgjidhin këtë çështje. Kjo më shumë u intensifikua pas samitit tëNATO-s në Bukuresht në vitin 2008. Para kësaj date mbase edhe ka pasur përpjekje të bëhet diçka në këtë drejtim, por pas Bukureshtit politika kyçe e Gruevskit ishte që të rritej urrejtja  me Greqinë. Pikërisht në këtë periudhë filluan projektet e sëmura maqedonase për antikuzimin e Maqedonisë. Projekt që dëshiron të na bëjë më grek se grekët.

Atëbotë filloi riemërimi i Aeroportit në Shkup, të autostradës kryesore për në Greqi, dhe u krijua një varg i skulpturave që është një sëmundje me të cilën  qeveria e Maqedonisë dëshiron  të tregohet se është më e lashtë se Greqia në këto troje dhe se është shtet antik. Dhe kjo kuptohet se i dha rezulltatet e veta në një kontekst tejet negativ me të cilin ne sot ballafaqohemi të gjithë:  maqedonas shqiptarë, serbë, turq, romë dhe vllehë.

Si e shikoni krizën e  fundit  në partin drejtuese të Qeverisë VMRO- dhe sidomos daljen nga kjo krizë?

Sinqerisht mund t`u them se nga dita në ditë gjithnjë e më e rëndë po bëhet situata. Dhe që të jem më i drejtpërdrejtë, daljen e partisë udhëheqëse nga qeveria e shoh si hyrje të  shpejtë në një vend tjetër, ku njerëzit sërish do të ndihen të lirë, si të thuash, me disa orë më tepër në ditë që të gjezdisin në oborr. Sigurisht që ajo po përpiqet me të gjitha mënyrat që ta shmang një fund që në fakt është  i pashmangshëm. Ja, ata po përpiqen t`i risin pozitat tyre negocuese nëpërmjet inskenimit të konflikteve, nëpërmjet satanizimit të opozitës që e bëjnë me mediumet e tyre. Por ama ata dhe e dijnë se si do të jetë fundi i tyre: në ferr! Dhe atje nuk do ta kenë lehtë.

Për mendimin tim, fundi do të jetë si rezultat i shpërthimit të VMRO –DPMNE dhe BDI-së ku siç po shihet, paralajmërimet e para po vijnë nëpërmjet dorheqjeve. Dhe vlerësoj se rasti “Liqenit të Smillkovës” do ta mbushë kupën e partnerit shqiptar në qeveri. Ky do të jetë momenti kyç i rrëzimit të regjimit të Gruevskit.

Dhe si e shihni të ardhmen e më të dashurve në këtë vend, në Maqedoninë tonë?

Unë çdo herë e kam parë me optimizëm perspektivën në Maqedoni, pavarsisht situatave të rënda që na kanë shoqëruar këto vite. Unë e dua Maqedoninë, ndihem tepër maqedonas; dhe kur them maqedonas, nuk mendoj për këtë pasqyrë të sëmurë dhe kuazi-patriote të këtyre nacionalistëve, por maqedonas kur do të shkoj te miku im Imer Selmani në Shishovë dhe kur do të rri me një grup shqiptarësh  e të  flasim për të ardhmen; ndihem maqedonas sikurse atëhere kur shkoj tek im atë në Serbi dhe flas me familjen time; ndihem maqedonas edhe atëherë  kur shkoj tek të afërmit e mij në Bullgari e çmallem me ta.

Kam dy fëmijë  të mrekullueshëm: Filipin dhe Vilën, që më gëzojnë çdo ditë,  që më japin energji për të vazhduar edhe më tej, për të ardhmen  e tyre që padyshim do të jetë në liri;  për Maqedoninë ku të gjithë ne, shqiptarë, maqedonas, serbë, turq etj., do të jetojmë një jetë me perspektivë pozitive; ku marëzia do të pësojë  humbje,  ku cilësia do të jetë një vlerë e padiskutueshme. Dua që të ardhmen e fëmijve të mij, ta shoh në një Maqedoni të të gjithëve. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?
Ekonomi

Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

08/05/2025
Next Post
Rama: Europa t’i përgjigjet politikës agresive ruse. Ja ç’presim nga Samiti i Vjenës

Rama: Europa t’i përgjigjet politikës agresive ruse. Ja ç’presim nga Samiti i Vjenës

Paguan 2 milion euro, lirohet bosi i “Aktor”-it Leonidas Bobolas

Paguan 2 milion euro, lirohet bosi i “Aktor”-it Leonidas Bobolas

Migjen Basha i pafat, lëndohet sërish

Migjen Basha i pafat, lëndohet sërish

TË FUNDIT

  • Të fundit
BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

09/05/2025
Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni