Vjosa Osmani, kandidatja femër për kryeministre të Kosovës përzgjedhur nga partia e saj LDK, nuk ka vonuar dhe menjëherë, dy ditë pas nominimit, ka nxjerrë slloganin e saj.
Thjesht, shkurt e saktë, “Me Vjosën kryeministre”, janë fjalët e saj me te cilat tenton të “prekë zemrat” e votuesve më 6 tetor, ku vizualisht ka potencuar dy gishtat, simbol i kësaj force në epokën rugoviane. Vjosa Osmani ka përcjellë kështu vizionin e saj politik, i cili është rugovian, e njohur si e tillë në ambientin politik kosovar.
Ajo mbetet ndër femrat më të votuara në zgjedhjet e fundit në Kosovë, ç’ka e bën një kandidaturë të fortë përballë tre të tjerëve deri më tani; Haradinajt, Veselit dhe Limajt. /tesheshi.com/