Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vjosa Osmani e LDK-së: Ja si dilet nga kriza; burgosja e grave? E vështirë të jesh larg fëmijëve

by te Sheshi
17/12/2015
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Vjosa Osmani e LDK-së: Ja si dilet nga kriza; burgosja e grave? E vështirë të jesh larg fëmijëve

Vjosa Osmani, deputetet e LDK-së, është ndër ato politikane që më shumë se siglës partiake, në kuptimin më militant të fjalës, i qëndron besnike parimeve të saj. Di dhe ka kurajon të thotë “jo” kur partia e saj thotë “po” dhe e kundërta, në emër të asaj që ajo beson që është më e mira dhe më e drejta.

Kështu, znj. Osmani përfshihet ndër ato emra të LDK-së që nuk ka qenë dhe vijon mos jetë dakort me koalicionin me PDK-në e Thaçit. Madje, diku në intervistën e mëposhtme, lë të kuptuar se Thaçi as ministër i Jashtëm nuk duhet të jetë, aq më pak president siç synon, për të cilin thotë se nuk do e japë votën kurrë.

Së fundi, ajo së bashku me kolegun e VV-së, Ilir Deda kanë hartuar dhe më pas proozuar një plan 5-pikërsh për daljen nga kriza, për të cilin pretendojnë se kanë dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.

Edhe diçka tjetër: ka një keqardhje njerëzore për koleget e saj femra në burg; e politikisht e konsideron të padrejtë një lloj diferencimi (jo)ligjor për të mbajtur në gra në qeli e burra jashtë tyre, për të njëjtin akt.   

Bisedoi: Shkëlzen Rrecaj

Kuvendi tashmë e disa muaj është në një bllokadë nga veprimet e opozitës. Si i komentoni këto veprime të opozitës?

Nuk shoh asnjë rrugëdalje tjetër nga kjo situatë pos nëpërmjet dialogut të mirëfilltë politik. E kuptoj që ka humbur besimi dhe ka një polarizim ekstrem të skenës politike, por i kemi borxh atyre që na besuan përfaqësimin, pra qytetarëve të Kosovës, që mospajtimet t’i tejkalojmë duke biseduar me njëri-tjetrin. Nuk besoj që dhuna në institucione apo jashtë tyre mund të rezultojnë me arritje të qëllimeve. Ka mjaft mundësi institucionale për të gjetur zgjidhje dhe ato duhet të shfrytëzohen.

Ju bashkë me deputetin nga radhët e VV-së, Ilir Deda keni propozuar që liderët e partive politike në Kosovë ta nënshkruajnë një marrëveshje politike për t’i dhënë fund krizës dhe bllokadës politike në vend. Sa ka hasur në mirëkuptim apo sa është përkrahur kjo iniciativë e juaja?

Siç e dini, së fundi kjo iniciativë ka marrë edhe përkrahjen e Parlamentit Evropian, duke u konsideruar si një shembull se si mund të dalim nga kriza politike. Kemi biseduar me të gjitha partitë politike shqiptare dhe përkundër asaj, kemi hasur në mirëkuptim në takime, publikisht, njëri nga liderët e opozitës e ka quajtur propozimin si të pamjaftueshëm. Megjithatë, nëse ka diçka që duan të shtojnë, janë të lirë ta bëjnë këtë, përderisa ulen dhe bisedojnë më njëri-tjetrin. Ne nuk kemi insistuar që ato pika të marrëveshjes të mbesin ashtu siç janë, por thjesht të shërbejnë si një platformë fillestare e diskutimeve. Në anën tjetër, nga qeveria është vlerësuar si iniciativë e mirë, edhe pse janë kërkuar sqarime për një sërë çështjesh të përmendura në planin 5-pikësh. Besoj se kur ka vullnet të mirë, zgjidhja është e mundshme. I takon liderëve politikë që të tregojnë këtë vullnet sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur.

 Janë arrestuar dy deputete femra të Kuvendit të Kosovës. Si ndjeheni për koleget tuaja?

Për vite të tëra kam pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha koleget deputete, pavarësisht nga cila parti vijnë, prandaj jam ndjerë jashtëzakonisht keq me këtë që ka ndodhur. Duke qenë edhe vet nënë, e kuptoj se sa e vështirë është të jesh larg fëmijëve. Nuk e kam kuptuar asnjëherë se pse për një vepër identike penale, dikush është në arrest shtëpiak e dikush tjetër në paraburgim. Ligjet duhet të interpretohen pa diskriminim në baza gjinore. Shpresoj që të gjithë sa më shpejt të jenë pranë fëmijëve e familjeve të tyre, por po ashtu shpresoj që të gjitha veprimet e dhunës brenda Kuvendit të marrin fund. Askush nuk ka të drejtë të rrezikojë jetën dhe shëndetin e deputetëve të tjerë dhe po ashtu të rrezikojë funksionimin normal të institucioneve.

Ju jeni zgjedhur deputete nga vota e popullit dhe në Kuvend jeni për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të këtij vendi. Sipas jush, a janë Asociacioni i komunave dhe Demarkacioni marrëveshje të dëmshme për Kosovën?

Për Asociacionin, përgjigjen time mund ta gjeni në votën time kundër Marrëveshjes së vitit 2013, me të cilën edhe është themeluar ky Asociacion. Ndërkaq, sa i përket Demarkacionit, është fushë për të cilën kërkohet ekspertizë. Nëse ekspertët dëshmojnë se Kosova po humb territor me këtë marrëveshje, natyrisht që unë nuk do ta përkrahe. Deri tani, qeveria nuk e ka sjellë në Kuvend dokumentacionin relevant që ka të bëj me Demarkacionin.

Ditë më parë ka pasur zëra nga njerëz të PDK-së që qeverinë duhet ta udhëheqë Hashim Thaçi e jo Isa Mustafa, pasi që ky i fundit nuk po mund ta kontrollojë situatën. Cili është opinioni juaj përkitazi me funksionimin e koalicionit?

Hashim Thaçi nuk do të duhej të udhëheqë as qeverinë e as më ndonjë institucion tjetër në Kosovë. Qeverisja e tij i ka bërë mjaft dëm Kosovës për dy mandate.

Siç e dini, unë kam votuar kundër marrëveshjes se koalicionit dhe akoma mendoj se bashkimi me PDK-në dhe mbajtja e saj në pushtet i ka bërë dëm LDK-së, por edhe Kosovës.

Znj. Osmani, kohëve të fundit vëreheni se i keni përafruar qëndrimet me lidershipin e partisë, apo ka një “heshtje” nga ana juaj ndaj kryetarit tuaj z. Mustafa, pasi që ju lanë jashtë organeve drejtuese të LDK-së. A jeni pajtuar me kreun e partisë?

Do të doja ta dija ku e bazoni këtë konstatim? Në votën time pro Gjykatës Speciale apo pro MSA-së? Sepse unë do të votoja pro këtyre dy vendimeve pavarësisht se kush do të ishte kryeministër. Po ashtu, konstatimi se kam heshtur është i gabueshëm. Sa herë jam bindur se një vendim nuk është në të mirë të Kosovës, e kam kundërshtuar dhe sa herë ka qenë e kundërta, pra kur vendimet kanë qenë në të mirë të vendit, ato i kam përkrahur dhe këtë do ta bëjë në çdo kohë.

Znj. Osmani, LDK ka qenë partia e parë në Kosovë, por pas vdekjes së Presidentit Rugova, partia juaj humbi primatin. Përse ndodhi kjo?

Për shkak se individë të caktuar brenda LDK-së morën vendime duke u bazuar vetëm në interesa të ngushta. Natyrisht që kjo u ndëshkua nga elektorati i LDK-së.

Vërehet një pakënaqësi e elektoratit tuaj për koalicionin tuaj me PDK-në. Madje dëgjohen zëra që thonë se pasi që vota jonë po shkon në PDK-në, atëherë në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë direkt PDK-në. Sa është e vërtetë kjo?!

Natyrisht që ka shumë pakënaqësi rreth hyrjes në koalicion me PDK-në, por unë shpresoj që asnjë votë e elektoratit të LDK-së mos t’i shkojë PDK-së. Ky do të ishte një gabim i madh. Elektorati i LDK-së duhet të jetë i zëshëm për të shprehur kundërshtimet rreth koalicionit me PDK-në në mënyrë që strukturat udhëheqëse që e kanë përkrahur atë të marrin mesazh të qartë.

Znj. Osmani ju jeni deputete e LDK-së dhe femra me e votuar në këtë legjislaturë. A jeni penduar për mosvotimin e këtij kabinetit qeveritar dhe se a do ta votoni Hashim Thaçin për President të Republikës së Kosovës?

Jo, nuk jam penduar sepse kam shprehur qëndrimin e elektoratit të LDK-së. Hashim Thaçin nuk do ta votoj për President dhe shpresoj që mos ta votojnë as deputetët e tjerë të LDK-së. Në fakt, mënyra e vetme për ta parandaluar është duke e pamundësuar kuorumin, kështu që kushdo që e bënë këtë kuorum, në mënyrë indirekte përkrahë zgjedhjen e Thaçit president, sepse nëse hyjmë në proces të votimit, do të jetë vështirë të parandalohet zgjedhja e tij në rundin e tretë kur kërkohen vetëm 61vota.

Që nga shpallja e pavarësisë e deri më tani numri i njohjeve të Kosovës si shtet sillet rreth 100. Si e vlerësoni punën e ministrave të jashtëm, përfshirë këtu edhe të tanishmit z. Hashim Thaçi? A është problemi te diplomacia jonë e ngathtë dhe pa vizion apo hëpërhë njohjet kanë arritur në pikën maksimale dhe se duhet pritur ndryshime në politikën globale që vendi ynë të sigurojë njohje të reja?

Për një kohë të gjatë, tek shumë zyrtarë të institucioneve të Kosovës është krijuar përshtypja që gjithnjë duhet të presim që shtetet mike të kryejnë punët tona. Kjo ka qenë prezentë edhe në fushën e politikës së jashtme, ku ka munguar iniciativa dhe kemi pasur një politike reaktive. Natyrisht që ndër dështimet më të mëdha ka qenë edhe mosanëtarësimi në UNESCO dhe mungesa e njohjeve në vitin e fundit. Edhe pse ka shumë vende që do të jetë vështirë të lëvizin për shkak të problemeve të tyre të brendshme, prapë ka edhe shumë të tjera që nuk e kanë njohur  Kosovën për shkak se nuk është punuar dhe kontaktuar me to sa duhet. Pra duhet më shumë punë, më shumë seriozitet dhe më shumë unitet në ndërtimin e politikës së jashtme të shtetit tonë./tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Jahjaga pushtetit dhe opozitës: Forcën e argumentit nuk mund ta zëvendësoj gazi lotsjellës

Jahjaga pushtetit dhe opozitës: Forcën e argumentit nuk mund ta zëvendësoj gazi lotsjellës

Slloganet e protestuesve në Tetovë: “Ali ik në Zajas, merre edhe Nurhanin me vete”!

Slloganet e protestuesve në Tetovë: "Ali ik në Zajas, merre edhe Nurhanin me vete"!

Rama, replika maratonë me Berishën: i lexon fjalimet në vite

Rama, replika maratonë me Berishën: i lexon fjalimet në vite

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni