Policia e Shtetit prej rreth dy muajsh ka ndërmarrë një operacion të gjerë, kundër pasurive të vëna nga aktivitete të paligjshme.
Gjatë operacionit të koduar ‘Vjeshtë 2017’, janë sekuestruar makina, apartamente, dhe biznese të shumtë.
Lidhur me pasuritë e sekuestruar, Ministria e Punëve të Brendshme, në një njoftim për mediat ka bërë me dije edhe pasuritë e sekuestruar deri tani.
Pasuritë e sekuestruar:
79 apartamente
• 25 njësi tregtare
• 84 automjete
• 26 aktivitete biznesi
• 1 pallat 11-katësh
• 2 anije peshkarexha
• 53.585 metra katrorë tokë /tesheshi.com/