Argjentina nuk është e vetmje në trishtim; një ditë pas i është bashkuar Gjermania, pasi kampionët e 2014-ës janë mundur më përmbysje nga Japonia. Rezultati i njëjtë si në Argjentinë-Arabi Saudite, 1-2.
Gjermanët kryesonin deri 15 minuta para fundit të takimit, kur më pas erdhi përmbysja e madhe.
Gjermanët kaluan në avantazh me golin e mesfushorit të Manchester City-t, Ilkay Gundogan, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 33-të. Pra, edhe në këtë rast si lloji i avantazhit të Argjentinës, nga pika e bardhë ku shënoi Messi.
Golin e barazimit për Japoninë e solli Ritsu Doan, në minutën e 75-të, me një gjuatje brenda zonës.
Për një kthesë të plotë dhe euforinë e tifozëve japonezë, në minutën e 83-të shënoi Takuma Asana.
Gjermanët sulmuan në fund të ndeshjes, patën rastet e tyre, por rezultati nuk ndryshoi. /tesheshi.com/