Pas vjedhjeve të famshme vite më parë në dhomat e dëshmive në policinë ku u vjedhën ari e para, së fundmi vjedhje ka ndodhur edhe brenda në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku saktësisht janë vjedhur 21 shishe me produkte sevofluran – anestetikë që përdoren në Klinikën e Anesteziologjisë.
Ky institucion ende nuk e di se si janë “zhdukur” këto barna. Zyrtarë të tij kanë thënë se dy infermierë që i kanë pasur çelësat e derës së minibarnatores ku janë ruajtur këta anestetikë janë suspenduar, shkruan “Koha Ditore”.
Në këtë çështje është përfshirë edhe Prokuroria e Shtetit. Një shishe e vjedhur e sevofluranit nga Ministria e Shëndetësisë blihet me çmim rreth 138 euro. /tesheshi.com/