Pas vjedhjes së një sasie të konsiderueshme parash pasditen e djeshme në aeroportin e Rinasit, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla urdhëruar nisjen e hetimeve për drejtues dhe zyrtarë të policisë që janë përgjegjës për shtimin e masave të sigurisë, marrë shtysë edhe nga sulmet e fundit terroriste në Stamboll.
Sipas Llallës, masat e sigurisë të marra në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas rezultuan jo efikase, çka u pa edhe gjatë vjedhjes së parave ditën e djeshme.
Në këtë hetim janë angazhuar drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore. /tesheshi.com/