Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vizita në kontinentin e vjetër: përse Trump e sheh Europën me kontraste të thella

by te Sheshi
25/05/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Vizita në kontinentin e vjetër: përse Trump e sheh Europën me kontraste të thella

Presidenti amerikan, Donald Trump duket se e sheh Europën si një vend të mbushur me mashtrues dhe të çmendur – por dhe si një vend të populluar nga njerëz të këndshëm. Shpejt, ai takon liderët europianë me të cilët do të përpiqet të shpjegojë këto pikëpamje në kontrast. Çfarë mund të mos shkojë mbarë?

Të mërkurën është dita e parë e plotë e Trump në Europë si presidenti amerikan. Ai ka thënë kaq shumë gjëra të ndryshme lidhur me konstinentin e vjetër – ndonjëherë ai thotë se e dashuron atë dhe ndonjë herë tjetër e cilëson ferr – kështu që është e vështirë të parashikohet sesi do të shkojnë gjërat.

Një gjë është e sigurtë: axhenda e tij është plot. Ai viziton Romën, Vatikanin dhe Brukselin, e në të njëjtën ditë flet me papa Franceskun, më pas me mbretin Filip të belgëve. Të enjten ai do ta kalojë ditën në Bruksel, për drekë me presidentin Emmanuel Macron të Francës dhe me biseda me zyrtarët e Bashkimit Europian, e më pas drejtohet në Sicili për një takim të shtatëshes më të industrializuar.

Gjatë kësaj “furtune” takimesh në kontinent, ai do të flasë me europianët për NATO-n dhe shpenzimet e mbrojtjes. Po ashtu, do të flasë për politikën e jashtme europiane dhe vizionin e tij për rolin e kombit që përfaqëson në skenën botërore. Gjatë vizitave, me gjasa, do të ketë edhe shqetësimin e kundërshtive më të fundit në Uashington pas shkarkimit të drejtorit të FBI-së dhe marrëdhënieve të tij me zyrtarët rusë.

Takimet mund të shkojnë mirë por mund të shkojnë edhe keq. Shumëçka varet nga humori i presidentit, thonë ata pranë tij, dhe nga temperamenti i atyre që do të takohen me të.

Trump është një “shitës”, thotë Ruth Ben-Ghiat,  profesor i studimeve italiane dhe historisë në universitetin e Nju Jorkut, dhe për këta arsye ai ka gjasa të përshtasë komentet e veta për t’i bërë njerëzit përreth të lumtur – të paktën për momentin.

Ndihmësit e tij besojnë se një nga fuqitë e presidentit është aftësia e tij për të rënë dakord me njerëzit në moment dhe për të përshtatur qëndrimin fluturimthi. Ata e vlerësojnë atë si ndërmjetës marrëveshjesh par excellence, që e mbyll një “pazar” në kohën e duhur dhe në këtë mënyrë, ata justifikojnë arsyen përse Trump ka shprehur kaq shumë pikëpamje kontradiktore për kontinentin.

Michael S Smith, analist për terrorizmin në qeverinë amerikane thotë: “Sfida më e madhe me të cilën do të përballet Trump është menaxhimi i marrëdhënieve pas dërgimit të kaq shumë sinjaleve të paqarta”.

Trump ka ofruar vlerësime nga më pa lidhjet: “Belgjika është një qytet i bukur”, tha njëherë, por gjithashtu e ka quajtur Brukselin një gropë ferri. Ai duket se e ka qejf Skocinë, vendin ku i ka lindur e ëma. Megjithatë ai nuk është përshtatur me zakonet e vendit.

Vitin e kaluar, ai vizitoi një qytet skocez dhe udhëtoi me makinë rreth 25 milje për të drekuar në një McDonald’s në vend që të pranonte të hante mish lepuri në restorantet lokale. Një tjetër shenjë kjo se ai nuk i pranon traditat europiane dhe ndonjëherë edhe i neverit ato.

Për të kaluar në një nivel më serioz, dikur ai tha për NATO-n se ishte e “vjetëruar” dhe më pas ndryshoi mendjen. Dikur e përshkoi Gjermaninë si “një rrëmujë totale”, duke shkruar se ajo “i ka borxh NATO-s shuma të mëdha parash dhe se Shtetet e Bashkuara po paguajnë shumë për mbrojtjen e shtrenjtë e të fuqishme me të cilën pajisin Gjermaninë”.

Në komentet e tij, europianët shfrytëzojnë e përfitojnë nga marrëveshjet tregtare. Ai ka thënë se marrëveshjet tregtare janë “shumë të padrejta për Shtetet e Bashkuara”. Ai ka thënë se nuk mendon se Europa “ka shumë rëndësi për Shtetet e Bashkuara”.

Trump u zgjodh në postin e lartë pjesërisht për shkak të mënyrave të tij të drejtpërdrejta dhe pozicioneve të ashpra e të pa kompromis: ai e kishte bërë të qartë se Amerika nuk do të sillet më vërdallë nga europianët apo gjithë të tjerët dhe se do fokusohej tek interesat amerikane.

Është më e vështirë të veprosh si një pitbull për interesat amerikane kur je duke folur me njerëz që nuk i kanë ato prioritet. Që kur mori detyrën, ai është përpjekur të përshtatet me gjermanët dhe europianët e tjerë që kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë. Së fundmi, ai është këshilluar të zbusë tonet ndërsa viziton Belgjikën dhe Italinë e të lëjë mënjanë pikëpamjet e tij për tregtinë.

Kritikët e presidentit thonë se ai ka një pikëpamje të errët për Europën dhe se e ka rreshtuar veten me forcat nacionaliste – dhe e vënë theksin tek mbështetja ndaj liderëve autoritaristë.

Analistët thonë se “presidenti ka lënë të kuptohet qëllimin për t’i rreshtuar Shtetet e Bashkuara me Rusinë në një mënyrë që pjesa më e madhe e njerëzve do ta konsideronin tronditëse”.

Ata shpresojnë se udhëtimet e presidentit Trump nëpër Europë do ta ndihmojnë të qartësojë pozicionet ndaj NATO-s, BE-së dhe institucioneve të tjera e të shpërndajë shqetësimin për qëllimet që mbart.

Deri më tani, gjithë sa shihet është “mjegull e të panjohurave të njohura”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Shuhet një majtist me nam
Bota & Rajoni

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë
Kosova

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Trupat ushtarake marrin nën kontroll ndërtesat qeveritare në kryeqytetin brazilian

Trupat ushtarake marrin nën kontroll ndërtesat qeveritare në kryeqytetin brazilian

Pse nuk duhet të pini ujin me limon në restorant

Pse nuk duhet të pini ujin me limon në restorant

Mbështetje e plotë nga Barcelona për Messi-n pas vendimit të gjykatës spanjolle

Mbështetje e plotë nga Barcelona për Messi-n pas vendimit të gjykatës spanjolle

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni