Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vizita e Johanes Hahn në Shkup: kur misioni i katër burrave përfundon në “Mogherini nr.2”!

by te Sheshi
22/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Vizita e Johanes Hahn në Shkup: kur misioni i katër burrave përfundon në “Mogherini nr.2”!

epa04647043 Federica Mogherini (L), High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy holds a joint news conference with European Commissioner for European Neighbourhood Policy and Enlargement Negotiations Johannes Hahn (R) at the EU Commission headquarters in Brussels, Belgium, 4 March 2015. The European Commission launches a consultation on the future of the European Neighbourhood Policy (ENP) has a vital interest in building strong partnerships with its neighbours as recent developments in the region have increased the challenges from economic pressures to irregular migration and security threats. EPA/JULIEN WARNAND

Nga Mensur Krasniqi

Vizita e katërshes europiane në Shkup kryesuar nga eurokomisioneri Johanes Hahn, i cili u shoqërua nga Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe  Knut Flekenshtajn, nuk ka patur asnjë efekt në ndryshimin e situatës në Maqedoni. Së paku 24 orë pas përfundimit të saj, duke mos dhënë asnjë shenjë se palët kanë ndryshuar qëndrim. Më saktë VMRO-së dhe Presidenca, teksa kjo e fundit nuk pranon të mandatojë liderit e LSDM-së, Zoran Zaev për të formuar qeverinë e re. Dhe kjo ndodh dy javë pas vizitës së Mogherinit, e cila gjithashtu hasi në një rezistencë nga aleanca anti-Platformës Shqiptare, Gruevski – Ivanov, shprehur në qëndrimin refuzues ndaj Zaevit.

Ç’po ndodh dhe pse vizita e katërshes europiane, për më tepër e përbërë prej burrash, përfundoi në një “Mogherini nr.2” prej gruaje?

Sipas botuesit të gazetës “Lajm”, dhe njëherësh analisti politik Fejzi Hajdari, përgjegjësi për këto dështime ka pikërisht gjuha e ndërkombëtarëve.

“Po të kishte qenë më i madh, më adekuat dhe i vazhdueshëm presioni i BE-së kundrejt Gruevskit dhe Ahmetit, që nga fillimi i krizës politike, ekonomike, sociale…, që moti Maqedonia do kishte marrë rjedhë krejtësisht tjetër të zhvillimeve të brendshme politike. Qasja me dy kute e BE-së ndaj Gruevskit dhe opozitës (shih sjelljen e tyre ndaj largimit me dhunë të deputetëve të LSDM-së nga ana e sigurimit të Parlamentit), bëri që qeveria e dyshes Ahmeti-Gruevski, të inkurajohet për ta vazhduar rrugëtimin e thellimit të krizës. Me pak fjalë dua të them se nëse BE-ja në veçanti dhe faktori ndërkombëtarë në përgjithësi, nuk e shton presionin me afate strikte për realizimin e tyre, vajtje-ardhjet e eurokomisarit Hahn dhe BE-së, do të ngelen në dimensionin e tigrit prej kartoni”, deklaroi për tesheshi.com Fejzi Hajdari.

Sipas tij, udhëheqës të tipit të Gruevskit dhe Ahmetit nuk e lëshojnë pushtetin lehtë e aq më pak me metodademokratike.

“Regjimet e tilla rrëzohen o me protesta masive ose me presion të vendosur dhe prerë nga faktori ndërkombëtar. Fatkeqësisht, në rastin e Maqedonisë, nuk po e shoh as të parën e as të dytën. Nuk jam optimist se Hahn me “kompani”, do të mund ta zgjidhin problemi e formimit të qeverisë”, shtoi Hajdari.

Po ashtu, edhe politikologu Murat Aliu vlerëson se BE asnjëherë nuk e luan rolin e duhur në Maqedoni por edhe në përgjithësi në Ballkan. Sipas tij, pozita dhe ndikimi i BE-së në këtë drejtim, fatkeqësisht duket shumë impotente.

“Bindja që BE është impotente kundrejt Maqedonisë, gjegjësisht impotente për të ndryshuar diçka këtu në shtetin tonë, më shtohet akoma më tepër kur kam parasysh krizën në të cilin gjendet vet BE si një organizatë politike dhe ekonomike. Duke u nisur nga kjo, mendoj që pritjet e vizites së z. Hahn në Shkup nuk duhet të jenë maksimale. Këtë e them për 2 arsye. E para është se VMRO-DPMNE si duket shumë herët ka nuhatur impotencën e BE-së për të bërë diç më tepër në Maqedoni. Kurse e dyta është se nëse vizita dhe mesazhet e Mogherinit nuk patën efektin e duhur, atëherë edhe të z. Hahn nuk do të kenë shumë efekt në ndryshimin e bindjes së VMRO-së, gjegjësisht presidentit Ivanov”, tha Murat Aliu për tesheshi.com.

Sa i përket asaj se çka mund të presim më tutje, sipas Aliut, në këso raste vështirë është të parashikohen rrjedhat.

“Por duke u mbështetur në atë që thash më lart dhe në shumë argumente tjera, do të kemi thellim akoma më të theksuar të krizës politike, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e ndonjë incidenti intra dhe ndëretnik”, përfundoi Aliu.

Për dallim nga dy bashkëbiseduesit e parë, ish-ambasadori Alajdin Demiri thotë se Hahn preku substancën e krizës politike dhe se zbatimi i rekomandimeve të BE-së do të mundësonte tejkalim sa më të shpejtë të kësaj krize. Mirëpo, ai sërish shpreh pesimizëm, ngaqë këto nuk do të lejohen nga VMRO-DPMNE, meqë sipas tij, vijnë si pasojë e ndryshimit të kursit evropian të saj.

“Porositë e Johanes Hahn drejtuar politikanëve në Maqedoni, janë porosi të cilat në një farë mënyre mund të zgjidhin krizën, ngaqë kanë prekur substancën e krizës së Maqedonisë. Por vlerësoj se sërish këto porosi do të hasin në vesh të shurdhër dhe duhet të kemi të qartë se VMRO-DPMNE me krizën e krijuar tenton të menaxhoje pushtetin e vet; por ajo çfarë është e rëndësishme ka të bëjë me atë se VMRO-DPMNE është duke e ndryshuar kursin e politikës së jashtme e cila kryesisht lidhen me integrimet euro-atlantike, kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian me çdo kusht tenton të fusë Maqedoninë në rrugën këtyre integrimeve, dhe këtu do të mund të vërehet edhe fuqia se sa BE do të mund të mbajë Maqedoninë në ujërat e saj. Por asnjë porosi e Johanes Hahn nuk do të realizohet, ngaqë ashtu dëshiron VMRO-DPMNE”, u shpreh Demiri.

Kujtojmë se porosia bazë e katërshes europiane kryesuar nga eurokomisioneri Johanes Hahn, ishte që “të mos luhet me zjarrin” dhe se presidenti Ivanov ta ndryshojë urgjentisht vendimin për mosdhënien e mandatit Zaevit, duke shtuar se presin qeveri të re. Por shenjat janë që gjithçka ka rënë në vesh të shurdhët, si në rastin me Mogherinin. /tesheshi.com/

.

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Zaevi nga selia e BDI-së: Unë do jem kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë

Zaevi nga selia e BDI-së: Unë do jem kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë

Zeka i BESËS: po të mos ishin ne Ali Ahmeti do qe sërish krah Gruevskit

Zeka i BESËS: po të mos ishin ne Ali Ahmeti do qe sërish krah Gruevskit

Gjermania mposht Anglinë, Podolski e mbyll me një supergol

Gjermania mposht Anglinë, Podolski e mbyll me një supergol

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni