Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vizita e Donald Trump në Poloni: rritet frika e zgjerimit të ndasive në Europë

by te Sheshi
05/07/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Vizita e Donald Trump në Poloni: rritet frika e zgjerimit të ndasive në Europë

Ka nga ata që druhen se presidenti amerikan mund të shihet sikur po mbështet vende që janë përplasur me Europën për Demokracinë dhe emigrantët.

Tashmë është krahasuar nga shtypi pro-qeveritar polak me vizitën historike të presidentit Xhon Kenedi në vitin 1963 në Berlinin Perëndimor, por udhëtimi i Donald Trump në Poloni këtë javë ka nxitur shqetësime të mëdha në lidhje me një strategji presidenciale që kërcënon jo të bashkojë Europën, por ta ndajë atë.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Trump mbërrin në Poloni dhe do të mbajë një fjalim të rëndësishëm, thuhet, në Varshavë të enjten pasdite. Ai gjithashtu, do të marrë pjesë në një takim të liderëve të Europës Qendrore, Balltikut dhe Ballkanit, përpara se të drejtohet për në samitin e G20 në Hamburg.

Partia djathtiste që qeveris Poloninë, Ligj dhe Drejtësi, është përpjekur me zor të mbajë ngazëllimin që kur u njoftua vizita muajin e kaluar. Ministri i Brendshëm, Antoni Macierewicz, tha se kjo vizitë tregonte “sesa shumë ka ndryshuar vendi i Polonisë në gjeopolitikën dhe politikën globale”.

Por, ka një situatë të sikletshme në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera europiane se vizita e Trump mund të shihet si mbështetje – e heshtur ose jo – e një qeverie e cila në mënyrë të përsëritur është ndeshur me institucionet europiane në lidhje me sulme ndaj institucioneve të pavarura demokratike dhe me refuzimin për të pranuar emigrantët sipas kuotave të caktuara nga pararendësja e saj pro-europiane.

Gianni Pitella, lideri i bllokut socialist në parlamentin Europian tha: “Pas disa muajsh presidence, Trump që tani ka vënë në rrezik marrëveshjen e Parisit për ndryshimet e klimës, ka rrezikuar marrëdhëniet BE-NATO dhe tani rrezikon edhe të hedhë në erë situatën vërtet shumë delikate në Poloni dhe në Europën Lindore”.

Për tmerrin e kundërshtarëve të brendshëm të qeverisë polake, fjalimi i Trump do të përcillet përballë monumentit të kryengritjes së Varshavës së vitit 1944 kundër pushtimit nazist, një ndërmarrje e guximshme që përfundoi me vdekjen e afërsisht 200 mijë polakëve.

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, lejtnant-gjenerali HR McMaster, u tha gazetarëve: “Ai do të vlerësojë kurajon polake përgjatë orëve më të errëta të historisë dhe do të shënojë daljen e Polonisë si një fuqi europiane. Dhe ai do të apelojë të gjitha kombet të frymëzohen nga shpirti i polakëve ndërsa përballemi me sfidat e sotme”.

Përveç objektivave konvencionale diplomatike që kanë të bëjnë me vendosjen e trupave amerikane në Poloni dhe dëshirës së administratës amerikane për të zgjeruar furnizimin prej saj të Europës me gaz natyror, Trump me gjasa do të mbështesë angazhimin e Polonisë për të shpenzuar 2 për qind të prodhimit të brendshëm për Mbrojtjen dhe –një çështje shumë kontraverse – refuzimin e saj ndaj emigracionit musliman.

Pas shpërthimit në Mançester në muajin maj, kryeministri polak, Beata Szydło, kritikoi “çmendurinë e elitës së Brukselit” që dëshiron të krijojë “utopinë e kufijve të hapur”, ndërsa ministri i Brendshëm Mariusz Błaszczak, fajësoi për terrorizmin në Europën Perëndimore zhvendosjen nga krishtërimi në kontinent.

Edhë pse formalisht e angazhuar për anëtarësinë e Polonisë në BE, qeveria e saj ka akuzuar Brukselin se po drejtohet “me diktat gjerman”, ndërsa kancelaren gjermane, Angela Merkel për inkurjaimin që i ka bërë BE-së të ndërmarrë një linjë të ashpër ndaj Polonisë në lidhje me sulmet ndaj vlerave të përbashkëta.

Një zyrtar europian tha se vizita nuk duhet se do të përmirësojë situatën, por do t’i bëjë gjërat më keq. Sipas shtypit polak, qeveria e siguroi vizitën e Trump duke premtuar një pritje të bujshme nga publiku vendas, në kundërshtim me pritjen e ftohtë që mund të merret në konsideratë në kryeqytete të tjera europiano-perëndimore. Aktivistët në Britani po përgatiten për protesta në rast se Trump shkel në këtë vend.

Por, ndërkaq, sipas sondazheve të fundit të qendrës kërkimore “Pew”, 23 për qind e polakëve shprehin besim tek Trump “që do të bëjë gjënë e duhur në lidhje me çështjet botërore”, krahasuar me 11 për qind në Gjermani, 22 për qind në Britani, 25 për qind në Itali dhe 53 për qind në Rusi. Në kontrast, 58 për qind e polakëve shpreheshin besimplotë tek Obama të pyetur për të njëjtën gjë në fund të presidencës së tij.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Një zë nga LDK: votë për Ramushin-kryeministër? Kurrë!

Një zë nga LDK: votë për Ramushin-kryeministër? Kurrë!

Erdogan-Gjermanisë: Jeni duke kryer vetëvrasje!

Erdogan-Gjermanisë: Jeni duke kryer vetëvrasje!

Venezuelë: mbështetës të qeverisë hyjnë me forcë në parlament, rrahin deputetët e opozitës

Venezuelë: mbështetës të qeverisë hyjnë me forcë në parlament, rrahin deputetët e opozitës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni