Në të dhënat më të fundit të publikuara nga KQZ në lidhje me treguesit e votimeve të 30 qershorit, është shënuar një rekord, ai i votave të pavlefshme.
“Numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiakë është 49.986. Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar”, deklaroi zëdhënësja Drilona Hoxha.
TCH komenton se është fjala për vota ku çdo emri kandidati apo çdo sigle partiake i është vënë viza.
Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes, zëdhënësja deklaroi: “Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016. Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933”. /tesheshi.com/