Në Kosovë, më 1 Shtator nis viti i ri shkollor e me këtë rast, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami foli për mediat për objektivat e qeverisë në këtë sektor të rëndësishëm.
Sipas tij, gjatë këtij viti synohet ngritja thelbësore e cilësisë në arsim dhe sindikalistët në vend të protestave për paga, duhet të protestojnë për cilësi.
Kosova u përfshi vitin e kaluar shkollor nga protesta dhe greva të arsimtarëve që kërkonin paga më të mira dhe kontrata kolektive pune. Në lidhje me këto kërkesa, Bajrami thotë se kontrata kolektive është realizuar në të gjitha segmented, ndërsa premtoi se asnjë maturant nuk do të mbetet pa përfshirje në arsimin e lartë.
Bajrami e konsideron arritje që kalimi i provimit të maturës dhe regjistrimet në fakultet po bëhen sipas meritave. Sipas tij, universitetet e reja publike duhet të profilizohen, specializohen dhe të lidhen me tregun e punës. /tesheshi.com/