Pas një raundi bisedimesh të mbajtura të hënën, të cilat do të rifillojnë të mërkurën, pushtimi rus nuk ndalet.
Luftimet më të mëdha janë në qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme, Kiev dhe Kharkiv. Dhe për shkak të numrit në rritje të viktimave të pushtimit rus, Gjykata e Hagës pritet të hetojë gjithashtu.
Dje, rusët goditën kullën televizive në Kiev, me synimin për të bllokuar transmetimet mediave ukrainase, një front që i përket betejës së propagandës, informacionit dhe komunikimit.
Pas këtij momenti të rëndë, kryebashkiaku Klitschko u përcolli këtë mesazh kievasve.
“Të dashur kijevas, ukrainas! Mos i besoni dezinformatave. Ka shumë prej tyre tani. Mos u frikësoni! Ne duhet të mbrojmë qytetin tonë, vendin tonë dhe të ardhmen tonë,” tha Vitali Klitschko, një ish-kampion i botës në boks në peshën e rëndë, njëherësh njeriu që qeverisë kryeqytetin ukrainas.
Prej ditësh, ai me vëllain e tij Vladimir po përdorin popullaritetin e tyre si njerëz të famshëm të ringut për të kërkuar ndihmë në mbarë botën, si publikisht ashtu edhe privatisht, por dhe për të mbajtur lart moralin e popullatës së sulmuar. /tesheshi.com/