Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Visar Ymeri trazon opinionin kosovar: uron vetëm kombëtaren e Shqipërisë, lum reagimesh ndaj tij

by te Sheshi
06/09/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Visar Ymeri trazon opinionin kosovar: uron vetëm kombëtaren e Shqipërisë, lum reagimesh ndaj tij

Nga Blendi Gashi

Ndeshja e parë zyrtare e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Finlandë – Kosovë (1-1) e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”, ka gëzuar tej mase jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të Shqipërisë dhe më gjërë.

Megjithatë, çuditërisht kjo ndeshje historike ka shkaktuar edhe përplasje të mëdha në opinionin publik kosovar.

Arsyeja s’është pse Kosova nuk arriti të marrë 3 pikë të plota, por ka të bëj me diç krejt tjetër. Pra, ndërlidhet me politikën.

Shkaktari kryesorë që ngriti “tensionet” para dhe pas sfidës së futbollit, në Kosovë, është hiç më pak se kryetari i partisë së parë opozitare në vend, Visar Ymeri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kreu i VV-së para sfidave të para eliminatore për “Botërorin 2018”, i uroi fat vetëm kombëtares së Shqipërisë për sfidën ndaj Maqedonisë, por një urim të tillë çuditërisht ai nuk e bëri edhe për përfaqësuesen e Kosovës që ndeshej me Finlandën.

“Sot Kombëtarja fillon rrugëtimin drejt Botërorit 2018. Kombëtarja e bashkimit, ajo që then kufijtë, dinjitozja e fitoreve, ajo që na e dëshmon se dobësinë nuk e kemi as natyrë e as kulturë, por vetëm politikë të dëmshme. Që na e dëshmon se të ndarë as nuk jemi më mirë, e as nuk mund të jemi më mirë. 

foto visarii...

Përpara Shqipëri!”, shkroi Ymeri në profilin e tij në Facebook para ndeshjes, ndërsa nuk e pa të rrugës të thotë asnjë fjalë për përfaqësuesen e Kosovës.

Kjo gjë ka irrituar tej mase miqtë e kreut të Vetëvendosje-s në Facebook, të cilët kanë dhënë kritika të mëdha ndaj tij, ku në mesin e tyre ka pasur aktivistë të kësaj partie që kanë thënë se më nuk do të votojnë lëvizjen në fjalë dhe as nuk do të jenë pjesë e aktiviteteve të VV-së.

Një prej tyre që ka shprehur gjithë mllefin ndaj Visar Ymerit është edhe Kastriot Aliu i cili është deklaruar anëtar i VV-së.

Qytetari Aliu, përmes një postimi bërë në profilin e kreut të VV-së, ka shkruar:

“Për 300 vjet s’të votoj më. Na lodhët me këto përralla të bashkimit, me këto ideja që kena me u bashku. Ata që më thirrin në telefon, ju lutem kurr mos më thirrni më.
Kastriot Aliu, si anëtar fishmëni aty, sa ka ksi (politikan) që Kosovën nuk është në gjendje me fol asnjë fjalë, s’dua të jem pjesë ku është edhe ky
”, është një pjesë e reagimit që ka bërë Kastriot Aliu .

“Visar Ymeri të kërkoijë falje për gafën e papërgjegjshme”

Por, kritika të mëdha ndaj statusit të bërë nga Visar Ymeri kanë dhënë edhe qeveritarë, analistë dhe gazetarë.

Sokol Havolli, këshilltari politik i Isa Mustafës,  ka reaguar ndaj Ymerit duke thënë se ai i gëzohet zjarrit e shkrumit në Kosovë.

“Nuk është e çuditshme. S’di pse shumë prej jush i zuri në befasi kamarieri i 1998-1999, e sot ‘patrioti dhe lideri mbarëkombëtar’. Kosova i gëzohet fitores së Shqipërisë, e Shqipëria i gëzohet fitores së Kosovës. Visari i gëzohet zjarrit e shkrumit në Kosovë. Knaqnu futboll, ai është një pseudo-patriot që mendon se NATO ka ndërhy për interesa të veta!”, ka shkruar Havolli.

Analisti, Leon Duhanaj, e quan të pamoralshme se si një politikan i cili merr votat nga qytetarët e Kosovës dhe privilegjet nga shteti në fjalë nuk është në gjendje të bëj një urim për përfaqësuesen e shtetit.

“Është e pamoralshme ta injorosh shtetin nga i cili ushqehesh me të gjitha privilegjet!”, thotë Duhanaj, duke aluduar në postimin e kreut të VV-së.

Më i rreptë në reagimin e tij është shprehur gazetari, Adriatik Kelmendi, i cili thotë se për të është e pabesueshme se si kreu i partisë opozitare më të madhe në vend injoron debutimin historik të shtetit në futboll.

“Thjeshtë, sinqerisht nuk iu besova syve! U shokova!
Kryetari i partisë së tretë me të madhe në Kosovë injoron debutimin historik të Kosovës në futboll, madje edhe ndan shqiptarët.
Sipas tij vetëm Shqipëria po e meritoka kualifikimin!!!
Më falni, por nuk mund u përmbajta.
Respektin më të madh për Shqipërine, por ky (Visar Ymeri) votat i kërkon në Kosovë e jo në Shqipëri, rrogën e merr nga taksat e qytetarëve të Kosovës.
Shpresoj të kërkoje falje për këtë gafë krejt të papërgjegjshme e të panevojshme
”, ka shkruar në profiling e tij në Facebook, gazetari Kelmendi.

Edi Rama uron Kosovën për golin e parë në histori

Për dallim nga Visar Ymeri i VV-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para ndeshje përmes një statusi ka uruar edhe kombëtaren e Shqipërisë në futboll por edhe përfaqësuesen e Kosovës:

“Urimet më të mira dhe suksese djemve të Shqipërisë e Kosovës që për pak minuta nisin rrugën e Botërorit#ForcaShqipëria #ForcaKosova”, ka shkruar Rama, para ndeshjes.

Por kryeministri shqiptar ka uruar Kosovën edhe për golin e parë zyrtar në histori si pjesë e FIFA-s në eleminatore.

“Urime Kosovës për golin e parë në historinë e saj#”, ka deklaruar Rama. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Next Post
Spanja masakron Lihtenshtajnin, tre barazime të njëjta në grupin e Kosovës

Spanja masakron Lihtenshtajnin, tre barazime të njëjta në grupin e Kosovës

Lidhja e fortë mes kafes së mëngjesit dhe kujtesës

Lidhja e fortë mes kafes së mëngjesit dhe kujtesës

12 vjetori i LSI-së: partia që përçau të majtën dhe që rri gjithmonë në pushtet

12 vjetori i LSI-së: partia që përçau të majtën dhe që rri gjithmonë në pushtet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni