Për dhjetëra vjet, pothuajse 3,400 tonë ar nuk mund të gjendeshin në tokën gjermane.
Tashmë, ari është gjithçka që shkëlqen në një ekspozitë të sapohapur në bankën qendrore gjermane, për të zbuluar një vello sekretesh nga rezervat e mëdha kombëtare të metaleve të çmuara dhe me misionin që të bindë skeptikët e dyshuesit se kjo pasuri ekziston.
Ekonomia më e fortë evropiane ka rezervat e dytë më të mëdha në botë të arit, pas Shteteve të Bashkuara, por për dekada pothuajse asgjë prej rreth 3400 ton ar, që tani vlen 117 miliardë euro, nuk mund të gjendej në tokën gjermane.
Për ta siguruar atë i nga një pushtim i mundshëm sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, dhe për arsye të tjera historike, gjermanët e mbanin arin në bankat qendrore në Nju Jork, Londër dhe Paris.
Por të ballafaquar me presion të madh publik, Bundesbank ka që gati gjysmën e sasisë të kthejë në shtëpi, ku rruhet në pjesën e padepërtueshme të bodrumit të selisë së kësaj banke në Frankfurt.
Banka vendosi të ekspozojë sendet më të vlefshme në Muzeun e Parave të saj, në një ekspozitë të quajtur “Gold – Thesaret e Bundesbank” që do jetë e hapur deri në shtator.
Një nga eksponatet qendrore është një shufër e derdhur në vitin 1917 në Londër, një nga më të vjetrat e rezervave të arit gjerman.
Ka edhe monedha ari nga periudha e perandorit romak Konstandini. Ndërsa një vend i veçantë iu është lënë monedhave prej ari të nxjerra në Rhein dhe Danub.
“Unë nuk mendoj se ka një temë që ngjall më shumë vëmendjen e qytetarëve sesa ari”, tha anëtarja e Bundesbank, Carl-Ludwig Thiele.
“Ne po bëjmë këtë për t’i treguar qytetarëve se ari është këtu, por për t’u treguar transparentë”, shton Thieles.
Për vite e vite, çështja e rezervave të arit gjerman është shoqëruar nga sa e sa mite, disa dhe me kontekst politik. /tesheshi.com/