Ditë më parë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua në New York me pronarin e Tesla-s Elon Musk, një ndër mendjet kryesore botërore të teknologjisë, ku ai kishte me vete dhe djalin e tij X në takim.
Gjatë takimit të tyre, miliarderi e ka mbajtur në prehër djalin e tij, ndërsa presidenti turk ka mbajtur i ka ofruar të voglit një top.
Në një moment, Erdogan ka pyetur Musk se ku e ka gruan.
“Ku është gruaja juaj?”, i tha Erdogan.
Për këtë, miliarderi iu përgjigj: “Oh, ajo është në San Francisko. Ne jemi ndarë. Kjo është arsyeja pse unë kujdesem kryesisht për djalin tim.”
Musk ka tre fëmijë me këngëtaren kanadeze Grimes. Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë të quajtur X Æ A-12 në maj 2020. Të dy kanë gjithashtu një vajzë të quajtur Exa Dark Siderael Musk dhe një fëmijë të tretë, një djalë të quajtur Techno Mechanicus.
Musk dhe Grimes nuk u martuan kurrë. /tesheshi.com/