Një i huaj që mbërriti në aeroportin “Sabiha Gokcen” të Stambollit u kap duke tentuar të kontrabandonte një diamant me vlerë tregu rreth 10 milionë lira (638 mijë euro).
Një deklaratë nga policia e Stambollit tha se stafet e aeroportit kishin ndaluar shtetasin iranian S. M. A., i cili kishte mbërritur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për sjelljen e tij të dyshimtë.
Kjo bëri që të kontrollohej bagazhi i tij.
jatë skanimit, një diamant me peshë 365.8 gram u gjet i fshehur në një kuti shampoje.
Vlera e diamantit në treg është rreth 638,000 euro.
Personi posedues u ndaluar, por policia turke nuk ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes. /tesheshi.com/