Vijon gjendja e “relaksit” të pazakonte mes mazhorancës dhe opozitës, ku pas shprehjes së gadishmërisë së dy palëve për t’u ulur në bisedime, vjen tjetër reagim i tipit “si urdhëron!”.
Është kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ai që shpreh predispozitën për ta marrë në konsideratë opozitën për katër pika të paraqitura prej saj.
“Kjo maxhorancë ka qënë dhe mbetet e gatshme për dialog me opozitën. Ka shumë për të folur edhe për katër pikat e propozuara e sapo shtruara nga opozita, dhe jemi të gatshëm të ulemi në Kuvend, në komisione apo ku të dëshirojë Partia Demokratike. Qeveria dhe opozita duhet të dialogojnë gjithnjë për reformat e mëdha dhe çdo çështje në interes të vendit dhe të qytetarëve; kush është në qeveri e kush në opozitë e vendos vetëm populli me votën e tij”, ka thënë Ruçit.
Nga ana tjetër, edhe nga çadra tonet janë ulur. Për pak dhe në Tiranë mbërrin Frederica Mogherini, si një shpresë e ardhur nga Brukseli për mbylljen e çadrës dyjavore të opozitës. /tesheshi.com/